KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rezulton proceduralisht i jashtëligjshëm konkursi i UP-së për staf akademik
Arsim

Rezulton proceduralisht i jashtëligjshëm konkursi i UP-së për staf akademik

KosovaNewss
KosovaNewss 20:13 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Konkursi i Universitetit të Prishtinës për staf akademik është përcjellë me akuza për abuzim në procesin e përzgjedhjes. Por këtë javë atij i është kontestuar ligjshmëria nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Asistentët thonë se nëse Rektorati nuk reflekton, do t’i drejtohet gjykatës.

Ka rezultuar i jashtëligjshëm një konkurs i Universitetit të Prishtinës për staf akademik.

Konstatimi është nxjerrë nga një opinion i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas një ankese të një numri asistentësh të Mjekësisë.

Sokol Krasniqi është një nga asistentët dhe tregon se ankesa për ligjshmërinë e konkursit është drejtuar më 5 qershor.

“Ne i jemi drejtuar Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të parë ligjshmërinë ose për të kërkuar një opinion ose një këshillë juridike nga ky Departament sa i përket konkursit për shkak se ne kemi parë se është një dallim ku të gjitha institucionet i shpallin 30 ditë më herët para planifikimit të daljes së konkursit që në Universitet kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë asistenti në Fakultetin e Mjekësisë.

E, në opinionin e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë theksohet se UP-ja ka qenë e obliguar t’i zbatonte afatet ligjore për këtë konkurs.

“Konkursi për nëpunësit e shërbimeve publike, e që hyjnë edhe pozitat e “Asistentëve” në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të jetë konkurs publik dhe i hapur. Ndërsa sa i përket procedurës së shpalljes së konkursit, duhet të shpallet nga Njësia e Burimeve Njerëzore (NJBNJ-së) e institucionit tuaj në ueb faqen e konkurrimeve të SIMBNJ-së, së paku 30 ditë para datës së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e interesuar”, thuhet në këtë opinion.

Në Rektoratin e UP-së nuk treguan se si do të veprojnë pas shkresës së Ministrisë së Brendshme, ndërkaq në Fakultetin e Mjekësisë insistuan se janë respektuar të gjitha procedurat.

“Këshilli i Fakulteti i ka propozuar Senatit të UP-së, shpalljen e konkursit për pozitat e lira të parapara me aktet normative në fuqi dhe pas aprovimit nga Universiteti është shpallur konkursi publik nga Rektorati për aplikim të kandidateve. Për rastin konkret janë respektuar të gjitha procedurat nga Fakulteti i Mjekësisë”, ka thënë Suzana Manxhuka-Kërliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë.

E, pas sqarimit nga Ministria e Brendshme, asistentët do t’i drejtohen Rektoratit të UP-së, dhe nëse nuk do të ketë reflektim, thonë se do t’u drejtohen organeve të drejtësisë.

“Në këtë rast, para së gjithave ne do t’i drejtojmë një email rektoratit, do të thotë rektorit edhe Këshillit Drejtues, për shkak se rektori është si udhëkryesuesi i Senatit dhe Senati është organi që i shpallë konkurset, organi kryesor dhe i vetëm dhe në këtë rast duhet t’i drejtohemi rektorit”, ka thënë asistenti Krasniqi.

Prej se është shpallur konkursi, dhjetëra asistentë kanë protestuar pasi kanë akuzuar Fakultetin për padrejtësi në procesin e përzgjedhjes, e javën e shkuar ka protestuar edhe ORCA./koha

Gjithashtu lexoni:

MAShTI organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës

Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

KosovaNewss 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?