KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen
Arsim

Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen

KosovaNewss
KosovaNewss 18:04 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësshefi për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Alesandro Biankardi dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu vizituan objektin e Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore, për të parë ecurinë e realizimit të këtij projekti, me ç’rast u pritën nga profesorë dhe studentë të shumtë.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, objekti i ri pritet të përmbushë standardet më të larta dhe do të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për studentët dhe kërkimin shkencor.

Ministrja Nagavci, falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në këtë projekt dhe i’u uroi suksese studentëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e këtij qëllimi madhor, duke thënë se, pret me padurim që ky objekt të bëhet një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të mëtejshëm akademik dhe shkencor.

Ajo rikujtoi se, në kuadër të politikave mbështetëse për arsimin e lartë, janë ndarë 1 milion euro për objektin e FShMN-së, janë liruar nga pagesat semestrale mbi 170,000 studentë, janë ndarë bursa për mbi 16,000 studentë, me vëmendje të veçantë për vajzat dhe studentët me nevoja të veçanta, si dhe është ofruar mbështetje si asnjë herë më parë në mundësimin e pjesëmarrjes në programe të ndryshme ndërkombëtare dhe në rrafshin e kërkimit shkencor.

Ndër të tjera, Nagavci ka shprehur mirënjohje ndaj partnerëve tanë, si Bashkimi Evropian dhe UNOPS, që na kanë qenë mbështetës gjatë gjithë këtij procesi.

Zëvendësshefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alesandro Biankardi, theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes së palëve të interesit gjatë gjithë ciklit të projektit, për të garantuar sukses dhe qëndrueshmëri afatgjate.

Ai vuri në dukje se arsimi cilësor është një ndër prioritetet e BE-së në Kosovë, gjë që reflektohet në politikat dhe instrumentet financiare të saj, përfshirë IPA-n dhe mekanizmin për reformë dhe rritje, duke shtuar se, investimi prej pothuajse 12 milionë euro në ndërtimin e objektit të ri të FShMN është një dëshmi e qartë e këtij përkushtimi.

Ndryshe, realizimi i projektit për objektin e ri të FShMN-së është një bashkëpunim midis Bashkimit Evropian, Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Gjithashtu lexoni:

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë

KosovaNewss 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
16:13 -13/06/2026
Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?