KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rezultatet nga vendvotimet verifikohen, vazhdon numërimi i votave me postë – mbi 50 kuti të numëruara deri tash
Politikë

Rezultatet nga vendvotimet verifikohen, vazhdon numërimi i votave me postë – mbi 50 kuti të numëruara deri tash

Kosova News
Kosova News 11:28 -19/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të shtunën ka përmbyllur aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ndërkohë që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhësnësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Të shtunën, gjashtë ditë pas ditës së zgjedhjeve, janë përmbyllur aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ndërkaq në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar dita e tretë e numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Ai ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat e deritashme, janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale, përfshirë edhe votat për kandidatët.

“Duke u mbështetur në informacionet nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri rreth orës 24:00 të ditës së shtunë, janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 2,571 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 2,571, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, në këtë proces, në QKN, janë procesuar 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve”, ka sqaruar Elezi.

Sipas tij, aktivitetet në QKN janë përmbyllur në të gjitha 38 komunat e Kosovës, në një proces që ka zgjatur disa ditë pas datës së zgjedhjeve.

“Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat filluan pas ditës së zgjedhjeve të 12 tetorit, janë përmbyllur në 38 komunat, sipas ditëve në vazhdim: Hani i Elezit (e hënë, 13 tetor), Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh (e martë, 14 tetor), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë, 15 tetor), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri (e enjte, 16 tetor), Gjakovë, Graçanicë dhe Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq (e premte, 17 tetor), Gjilan, Malishevë, Prizren dhe Prishtinë (e shtunë, 18 tetor)”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në QNR po vazhdon dita e tretë e numërimit të fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës.

“Gjithashtu, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vijuar dita e tretë e numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, theksoi Elezi.

Ai bëri të ditur se deri të dielën në ora 10:00 janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 45 kuti për kuvendet komunale.

“Deri të dielën në orën 10:00, janë numëruar 54 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 45 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, tha ai.

Fletëvotimet e votimit jashtë vendit janë pranuar përmes postës nga data 17 shtator deri më 11 tetor 2025 dhe janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së më 13 dhe 14 tetor në gjithsej 23 pika postare.

“Këto fletëvotime i takojnë procesit të votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, të cilat janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Sipas tij, nga të gjitha pakot e pranuara, 29,636 janë aprovuar dhe 3,977 janë refuzuar, ku arsyeja më e shpeshtë e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit.

“Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, përfundoi zëdhënësi i KQZ-së.

Gjithashtu lexoni:

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 19/10/2025 19/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?