Në pesë bashki të Shqipërisë: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec dhe Delvinë ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa vijon në 56 bashki të tjera.
Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.
Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.
Numërimi i votave në Bashkinë e Tiranës ende nuk ka përfunduar. Deri më tani janë numëruar 224 qendra të votimit nga 941 sa janë në total.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri tregojnë se kryetari aktual i bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka kandiduar për mandat të tretë, ka marrë 34,196 vota (53.34%), rreth 11 mijë vota më shumë sesa kundërkandidati Belind Këlliqi, raporton tch .
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 22,654 vota (35.33%).
Pas tij dhe Veliajt pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 2924 vota (4.56%). Kandidatja e PDIU Lajla Pernaska ka marrë deri më tani vetëm 561 vota. Arlind Qorri ka siguruar 3,225 vota, ndërsa Marko Dajti 553 vota.
Socialistët deri tani është në epërsi edhe në Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.
Ndërkaq, “Bashkë Fitojmë” prin në 7 bashkianë: Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë dhe Memaliaj.


