KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rezoluta e Srebrenicës, Mehmedoviq: Preventiva e gjenocidit, efekti kyç
Politikë

Rezoluta e Srebrenicës, Mehmedoviq: Preventiva e gjenocidit, efekti kyç

Kosova News
Kosova News 23:35 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shemsudin Mehmedoviq , deputet në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë dhe  Hercegovinës, tha se me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, është bërë një qasje e kënaqshme në aspektin formalo-juridik, sepse BeH ka fituar një akt të fuqishëm juridik për betejën e mëtejshme ndërkombëtare.

Ai tha se viktimat tani janë të inkurajuar për të kërkuar dëmshpërblim.

“Preventiva e gjenocidit është efekti kyç i kësaj rezolute e miratuar në OKB, sepse të gjitha vendet në botë, edhe ato që ishin kundër, do të mësojnë se në Bosnjë e Hercegovinë ka qenë gjenocidi”, tha Mehmedoviq, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ai komentoi veprimin e Vuçiqit në Asamblenë  e OKB për të cilin tha se ishte një lojë e re e tij. Vuçiq, shtoi ai, ka marrë pjesë në të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhur në BeH, por edhe situatën në vend në momentin e votimit të Rezolutës në Asamblenë e KS të OKB-së

“Sot gjithçka ka shkuar mirë, përveç provokimeve nga ana e Millorad Dodikut, i cili ka mbajtur sesion të qeverisë, ku ka paraqitur një shfaqje të tij në kuptimin e mosnjohjes së gjenocidit në Srebrenicë, si dhe deklarata e tij për fillimin e ndarjes së Republikës Serbe nga BeH”, tha Mehmedoviq.

Ai theksoi se këto veprime i kanë vrojtuar me kujdes, derisa shtoi se njerëzit megjithatë janë të shqetësuar se mos rikthehen vitet e ’90-ta.

Mehmedoviq për Dodikun tha se karriera e tij politike ka përfunduar, sepse, vuri në dukje  ai, është transformuar nga një socialdemokrat në një radikal, që tenton të jetësojë politikat e viteteve të ‘90-ta në hapësirat e BeH-së.

Ndërkaq për politikëbërësit aktualë në Serbi, Mehemdoviq tha se ata jetojnë në një botë ireale, me moton “Bota Serbe”, si dikur “Të gjithë serbët në një shtet”, teksa shtoi se stabiliteti në rajon mund të ndryshojë në momentin kur Serbia njeh gabimin politik që ka bërë dikur, se një gjë është kryer në hapësirat e Ballkanit.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar propozim-rezolutën për shpalljen e 11 korrikut “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Rezoluta u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si edhe të gjykatave vendase.

Për gjenocidin mbi së paku 8 mijë e 372 boshnjakë dhe krime të tjera lufte në rajonin e Srebrenicës të Bosnje e Hercegovinës, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Gjithashtu lexoni:

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Pak ose fare vëmendje” dhe “Kosova të bëhet gati”, reagimet për deklaratën e Trump

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Hetemi inauguron Zyrën e Noterisë në Leposaviq

Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore
21:41 -17/06/2025
Prindërit që bëjnë këto 6 gjëra rrisin fëmijë të pjekur emocionalisht
20:58 -17/06/2025
Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj
20:55 -17/06/2025
Mjaftojnë tre përbërës që atletet tuaja të vjetra të shkëlqejnë si të reja: Riktheni bardhësinë e tyre!
20:52 -17/06/2025
Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi
20:48 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?