KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rezervisti i policisë serbe Zoran Vukotiq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë
Siguri

Rezervisti i policisë serbe Zoran Vukotiq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:47 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Zoran Vukotiq  për veprën penale në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të panjohur të njësitit të përmendur rezervist të policisë serbe dhe personat e tjerë të armatosur dhe të uniformuar, Krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Pas vendimit për dënim me 10 vjet burgim për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës të marrë më 5 korrik 2021 nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Zoran Vukotiq, për shkak të parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në gjykim të serishëm dhe sot Vukotiq u shpall fajtor për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës kundër viktimës shqiptare.

Sipas një kumtese të Gjykatës Themelore të Prishtinës vendimi i marrë në vitin 2021 ishte një pikë kthese për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, duke ua rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë dhe shpresën për dënimin e personave përgjegjës për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kurse konfirmimi i sotëm i të njëjtit vendim e fuqizon edhe më tutje këtë besim që po ndërtohet përmes guximit të të mbijetuarve që kanë paraqitur rastet e tyre në prokurori dhe përkushtimit të institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund procesit të vënies së drejtësisë në vend.

“Ky vendim përçon mesazhin që krimet e dhunës seksuale as harrohen e as falen, por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, ajo herët ose vonë do të arrihet dhe do të jetë e palëkundshme. Rruga e drejtësisë e cila është hapur me këtë vendim është në vazhdimësi dhe do të jetë e pandalshme dhe të gjithë presim që drejtësia të arrihet edhe për rastet e tjera në proces duke i dhënë fund pandëshkueshërisë që ka mbizotëruar deri tash” thuhet në njoftim.

Mes tjerash, në njoftim Gjykata fton institucionet relevante që të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Kosova News 11/11/2022 11/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?