KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rexhep Ferri merr çmimin “Muslim Mulliqi”
Kulturë

Rexhep Ferri merr çmimin “Muslim Mulliqi”

Kosova News
Kosova News 17:28 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimi kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi” i është ndarë sot akademik Rexhep Ferrit.

Veprimtaria dhe krijimtaria e tij janë vlerësuar lart dhe u tha se pa të vështirë mund të paramendohet jeta e gjallë artistike dhe kulturore e Kosovës.

Gjatë ndarjes së çmimit vjetor në “Bibliotekën Kombëtare”, akademik Rexhep Ferri u shpreh se sot po shpërblehet puna dhe kujtohet vepra që Kosova dikur mburrej me të.

“Ne duke falënderuar harresën, është e vështirë të flasësh për vetveten kur fillon te mendoj njeriu që është bërë pak person publik. Krejt çfarë dua të them është e zbehtë në krahasim me atë çka ka qenë në mua, të cilën jam munduar në disa fusha ta shprehi dhe t’iu lë për juve që jeni më të rinj se unë… Mirë është të kesh ministër të Kulturës një njeri që e meriton, por a mund të shpëton me një vend siç është vendi ynë, pa u “djeg” ai ministër, unë nuk e di”, është shprehur ai.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ky vlerësim është më e pakta që mund të bëjnë institucionet shtetërore për figura të shquara.

“Për mua sot nuk është vetëm një aktivitet në vazhdën e shumë aktiviteteve dhe ndarjen e çmimeve vjetore, por jam shumë i nderuar që sot duke e kujtuar dhe respektuar Muslim Mulliqin, ne në të njëjtën kohë respektojmë artistin tonë dhe ata që kontribuojnë në zhvillimin e artit. Veçantia e ditës së sotme është Rexhep Ferri, të cilin e falënderoj shumë për gjithë çfarë ka bërë për vendin e tij, për artin e Kosovës. Ky vlerësim është më e pakta që institucionet shtetërore mund të bëjnë për të nderuar figurat e veçanta që kanë dhënë shumë për vendin tonë”, ka thënë ministri Çeku.

Në emër të jurisë, profesor Mehmet Behluli u shpreh se veprimtaria e Rexhep Ferrit shkon krah për krah me zhvillimin e artit.

“Ne konkurrencë shumë të fuqishme, profesor-akademik Rexhep Ferri, njëri nga doajenët, themelues te gjithë asaj që kemi sot në fushën e arteve vizuele. Njëri nga baballarët themelues, pa të cilët vështirë mund të paramendohet jeta shumë e gjallë artistike dhe kulturore në vendin tonë. Po ta heqim profesor Rexhep Ferrin, gjithçka do të ishte më e zbehtë dhe më gjysmake. Veprimtaria dhe krijimtaria e Rexhep Ferrit është e pandashme dhe shkon krah për krah me zhvillimin dhe rritjen e vendit tonë, Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Në ceremoninë e sotme ishte paraparë edhe ndarja e çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, por nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është konsideruar se nuk ka pasur mjaftueshëm konkurrencë për ndarjen e këtij çmimi./kp/

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

Një policeje iu vodh arma zyrtare në Klinë, bashkë me një karikator me 15 fishekë

Sot mot i vranët e me shi

TAGGED: arti, çmimi, kultura, Rexhep Ferri
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian
20:39 -16/05/2025
Berisha: Më 11 maj u përdorën bandat dhe zgjedhjet u plaçkitën
20:12 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?