KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rexhaj për situatën në veri: Ne po veprojmë siç u kemi premtuar qytetarëve
Politikë

Rexhaj për situatën në veri: Ne po veprojmë siç u kemi premtuar qytetarëve

Kosova News
Kosova News 18:11 -13/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se veprimet në veri të Kosovës nga Qeveria Kurti janë ashtu siç u kanë premtuar qytetarëve para zgjedhjeve.

Policia e Kosovës të martën arrestoi njëri nga personat që organizoi sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në fund të muajit maj, Milun Milenkoviq. Arrestimi i tij u përball me tensione të shumta. U sulmua Policia e një ekip gazetarësh.

Rexhaj ka thënë kryeministri Albin Kurti po e bën atë që iu ka premtuar qytetarëve, shtrimin e sovranitetit, rendit dhe ligjit në veir.

“Kurti e paralajmëroi në Kuvend një pjesë të emrave që morën pjesë në protestat e dhunshme në veri. Atë që e tha Kurti në Kuvend, dhe e realizoi. [Arrestimi i Milenkoviqit] është në kuadër të shtrimit të sovranitetit, rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka qenë konsistente në qëndrimet e saj. Në fushën e sigurisë së veriut, dialogut dhe Asociacionit, nuk ka asnjë kuptim të veprojmë ndryshe nga ajo që ju kemi premtuar qytetarëve”, ka thënë ai në KTV.

Për pesë kërkesat e Kurtit për shtensionim të situatës në veri drejtuar ndërkombëtarëve, Rexhaj ka thënë se kjo do të thotë se shefi i ekzekutivit po shkon në bashkërendim me kërkesat e aleatëve.

“Kurti po shkon drejt bashkërendimit me aleatët. Ka kërkesë të vazhdueshme për tërheqje të Policisë nga veriu, por kur kemi kriminelë që ndodhen atje dhe terrorizojnë qytetarët serbë, është e pakuptimtë”, ka theksuar deputeti i VV-së.

Rexhaj ka deklaruar se janë vetë qytetarët serbë që po sinjalizojnë anëtarët e grupeve kriminale në veri.

“Vetë qytetarët serbë i sinjalizojnë këta persona. Jo vetëm arrestimi i sotëm, sinjalizimet i japin vetë qytetarët serbë. Në këtë kuptim, mendoj që është e padrejtë të tërhiqet njësia policore. Policia duhet të ofrojë siguri edhe për qytetarët në veri”, ka shtuar ai.

Ish-hetuesi policor në veri: Pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” stërviteshin në poligone ushtarake të Serbisë – “Llune” kryente krime në rrugë
Veprat për të cilat dyshohet “Llune”, i arrestuari në veri nga Policia e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Kosova News 13/06/2023 13/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët
11:45 -06/08/2026
PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare
10:57 -06/08/2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
10:35 -06/08/2026
Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore
09:57 -06/08/2026
Bien lehtë çmimet e derivateve
09:31 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?