KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rexhaj: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij
Lajme

Rexhaj: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Kosova News
Kosova News 21:47 -18/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi është kriminel që ka ikur nga burgu.

Rexhaj u shpreh se rasti i Hajrizit është rast i izoluar dhe se nuk mund të përdoret për qëllime politike.

“Ai është një rast i izoluar, është një person i vetëm. Është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtar të institucioneve. Nëse krahasohet me Banjksën, ka qenë sulm i organizuar, i argumentuar e analizuar nga agjencitë tona të inteligjencës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Rexhaj tha se institucionet e Kosovës i kanë lajmëruar disa shtete fqinje për ikjen e Faton Hajrizit dhe rrezikut potencial nga ai.

“Institucionet e Kosovës, me informacionet që i kam. Kur ka ikë ky prej burgu, i ka lajmëru shtetet fqinje se mund të ju vij nga dera. E kemi kry obligimin tonë, ne nuk jemi në Interpol, kemi dështu me u anëtarësu, rasti është i qartë”, u shpreh ai.

Ndryshe, në Lloznicë – qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën – në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Më herët gjatë ditës, Artan Hajrizi deklaroi për mediat se gjendet në Gjermani dhe se i vëllai, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën e tij.

Më vonë, Daçiq tha se këto pretendime të Artan Hajrizit, janë të rreme, sepse sipas Daçiqit, nëse i vëllai ka shkuar në Gjermani, “pse është kthyer në Preshevë”.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani në Japoni: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Japoni

Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia

Me nderime shtetërore sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi

20 vjet LVV, Kurti kujton aksionin “Jo negociata, Vetëvendosje”

Kryeprokurori jep detaje nga intervistimi i zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës – në mesin e të dyshuarave edhe nëna e Geasyt

Kosova News 18/07/2024 18/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Myslimanët që votuan për Trumpin ndihen të tradhtuar
18:01 -12/06/2025
Presidentja Osmani në Japoni: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Japoni
17:47 -12/06/2025
Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia
17:42 -12/06/2025
Me nderime shtetërore sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi
17:24 -12/06/2025
Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës
17:17 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?