KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rexha i reagon Murturit pasi nuk u pranua në UP: Kandidati tjetër i ka plotësuar teknikisht kushtet e konkursit
Arsim

Rexha i reagon Murturit pasi nuk u pranua në UP: Kandidati tjetër i ka plotësuar teknikisht kushtet e konkursit

Kosova News
Kosova News 09:54 -12/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, i ka reaguar Ilir Murturit, i cili aktualisht punon si mësimdhënës në Universitetin Teknik të Vjenës, pasi i njëjti një ditë më parë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aplikimin që kishte bërë për punësim në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), në UP.

Në një reagim publik, Murturi ka pohuar se ka pranuar me keqardhje lajmin se aplikimi i tij është refuzuar ndërsa ka thënë se kishte pasur dëshirë të kthehet dhe të punësohet në UP, ani pse ai punon në një ndër universitetet më prestigjioze në botë, dhe pavarësisht të gjithave ai kishte zgjedhur sërish Kosovën. Tutje, ai e ka quajtur skandaloz vendimin, ndërsa ka shtuar se do të ankohet në institucionet përkatëse.

E Rexha i cili ka qenë anëtar i Komisionit në konkursin ku Murturi ka aplikuar, ka thënë se kandidati tjetër, Besmir Sejdiu, i ka plotësuar teknikisht kushtet e konkursit më mirë.

“Ilir kandidati i rekomanduar, Dr. Sc. Besmir Sejdiu, ka plotësuar teknikisht kushtet e konkursit më mirë se ti. Personalisht mendoj që monografia e kërkuar sipas konkursit nuk është ndonjë vlerë e shtuar shkencore, aq më shumë që komisioni e ka pa vetëm faqen e parë dhe të fundit (të shtypur në fotokopje), edhe teksti i përkthyer nuk paraqet ndonjë vlerë të shtuar por kështu kundër kanditati, ka mbledh pikë më shumë – gjithnjë në pajtim me rregullat e konkursit, dhe fatkeqësisht këto pikë e kanë bërë diferencën”, është shprehur profesori Rexha, në një reagim të bërë në Facebook.

Ai tutje ka thënë se e kupton plotësisht zhgënjimin dhe frustrimin e Murturit, i cili sipas tij është me vend.

“Unë dhe anëtaret tjerë të komisionit kemi analizuar deri në detajet më të vogla dokumentet e dy kandidatëve më serioz në këtë aplikim: tëndin dhe të Besmir Sejdiut”, ka shkruar Rexha, duke shtuar se sikur konkursi të mos kishte rregulla dhe sikur komisioni të kishte një vlerësim të lirë, “ti do të ishe zgjedhja jonë e parë”.

“Edhe unë edhe dy anëtaret tjerë të komisionit (Prof. Kadri Sylejmani dhe Prof. Avni Rexhepi) e kemi vlerësuar që ti je shkencëtari më i mirë se krejt kundër kandidatët. Por siç e din edhe vet, dhe gjithandej, secili konkurs ka rregulla specifike, e në rastin e UP-se është Rregullorja Nr. 886, të datës 27.04.2022, që ka 7 (shtatë) nënkategori të vlerësimit për pozitën e profesorit, siç shihet edhe raportin e publikuar nga universiteti (https://stafiakademik.uni-pr.edu/Buletini). Vlerësimi është bërë duke respektuar në plotni kushtet e konkursit”, ka deklaruar profesori i UP-së.

Gjithashtu lexoni:

MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë

Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

TAGGED: Blerim Rexha, UP
Kosova News 12/07/2023 12/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës
20:58 -09/06/2025
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
20:56 -09/06/2025
Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është
20:18 -09/06/2025
Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare
20:01 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?