KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reshjet në Shqipëri mundësojnë shkëmbim të energjisë me Kosovën, thotë ministrja Balluku
Rajon

Reshjet në Shqipëri mundësojnë shkëmbim të energjisë me Kosovën, thotë ministrja Balluku

Kosova News
Kosova News 15:33 -18/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, i zuri shiu teksa inspektonin punimet në rrugën Orikum-Dukat këtë të premte. Dhe me këtë rast, Balluku bëri një përditësim të situatës në liqenin e Fierzës.

Ajo u shpreh se reshjet do të vijojnë deri në datën 23. Po ashtu, u shpreh se atje niveli i ujit ka shkuar gati në 268 metra. Balluku, e cila është njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se duhet treguar kujdes për të mos pasur shkarkime.

“Tani na kapi shiu, por nuk na vjen keq për të thënë të drejtën”, tha Balluku.

Ndërkohë Rama u shpreh: “Jo, jo shiun mezi e presim. Po atje lart ka shi?”.

“Ka shi lart. Ka prurje të konsiderueshme. Ka pasur një shkëputje të reshjeve mbrëmë në darkë, ndërkohë që ka nisur tani në 12:00 dhe pritet që të përfundojë në orën 12:00 të natës duke pasur prurje në liqenin e Fierzës, të cilën po e konservojmë për të rritur nivelin. Jemi gati në 268 metra duke shkuar në këto momente. Sa i përket pjesës së Komanit dhe të Vaut të Dejës duke qenë se janë basene të vegjël, po tregohemi të kujdesshëm, po punojmë me 4 agregatë, por nga ana tjetër do të na duhet që të shikojmë si do ta menaxhojmë, pasi prurjet do të jenë gjatë ditës së nesërme dhe do të vazhdojnë deri në datën 23. Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos pasur shkarkime. Duhet të shkëmbejmë energji me Kosovën ose do dalim edhe në treg për të shitur”, tha tutje Balluku.

Sa i përket kantierit Orikum-Dukat ecuria e punimeve është në 68 për qind. Në të gjithë zonën janë kryer punime edhe sa i përket mbrojtjes lumore.

“Vlorë – Në kantierin e rrugës Orikum-Dukat, ku kanë ecur 68 % e punimeve, një investim me rëndësi për qytetin e Vlorës dhe të gjithë jugun e Shqipërisë, e që bashkë me bajpasin, shkurtojnë maksimalisht distancën drejt bregdetit, duke i dhënë një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës”, ka shkruar Rama ndërkohë në Facebook./tvklan

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Kosova News 18/11/2022 18/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët
12:54 -06/06/2025
Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin
12:42 -06/06/2025
Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro
12:02 -06/06/2025
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë
11:59 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?