Pas një dite me temperatura deri në 34 gradë, reshje të mëdha shiu dhe breshëri filluan në Prishtinë.
Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që në disa pjesë të Prishtinës të ketë vërshime dhe në rrugët afër Kuvendit shihen veturat që mezi kalonin nga shiu i madh.
Qytetarët kanë raportuar se, përveç dëmeve në bujqësi, breshri ka shkaktuar dëme edhe në makinat e ndodhura jashtë.
Portali Kosovanews sjell pamjet e filmuara në disa rrugë të kryeqytetit.