Një tërmet me magnitudë 3.0 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Strumicës dhe Vallandovës, njoftoi sot pasdite Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, sot në orën 13:35 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën nga zona epiqendrore e Vallandovës, 123 km në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.9.
Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti u ndje në Vallandovë, Strumicë dhe zonën përreth me një intensitet prej III gradësh sipas shkallës evropiane makrosemizmike”, informon Observatori Sizmologjik.
Një tërmet dy javë më parë u ndje në Ohër, Strugë dhe zonën përreth, me një intensitet prej 4 shkallë sipas shkallës evropiane makrosemizmike.