Politikani nga partia ‘Demokracia Serbe’, Stefan Velkoviq është larguar nga hapësirat e Gazimestanit me një veturë të Policisë së Kosovës, pasi që ai refuzoi të lirojë këtë hapësirë pasi iu kërkua nga ana e Policisë.
Sipas KALLXO.com, Velkoviq erdhi bashkë me një ekip të tij, me një flamur dhe disa kërkesa.
Ai është parë i veshur me një bluzë me fotografinë e liderit të partisë ‘Demokracia Serbe’, Aleksandar Arsenijeviq.
Tutje, Velkoviq është parë teksa është larguar nga manifestimi, derisa nuk dihet ende nëse është shoqëruar në stacion policor.