Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Bërnjak në Zubin Potok pasi ai ka refuzuar t’ua jap zyrtarëve policorë dokumentet, me ç’rast edhe ka tentuar edhe të largohet me veturën e tij.
Sipas Policisë, i njëjti kishte rezistuar edhe arrestimin e tij dhe kishte sulmuar fizikisht policët.
Rasti është cilësuar si ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.