KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Refuzohet padia e KOSTT-it ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Gjykatës Komerciale
Lajme

Refuzohet padia e KOSTT-it ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Gjykatës Komerciale

Kosova News
Kosova News 13:33 -30/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më 26 janar 2026, ka marrë aktgjykim në konfliktin administrativ sipas padisë së paditësit Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës – KOSTT Sh.A., kundër të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me anulimin e aktit administrativ V_1739_2023, të datës 05.05.2023.

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të paraqitur nga KOSTT Sh.A., kundër aktgjykimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e shkallës së dytë, K.DH.SH.II.nr.913/24, të datës 08.11.2024.

Gjykata Supreme vlerësoi se aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë marrë në përputhje me dispozitat ligjore.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, arsyetimet e dhëna nga Gjykata Komerciale e Kosovës janë të plota, të qarta dhe të bazuara në analizë të drejtë të fakteve dhe të legjislacionit të zbatueshëm.

- Reklamë -

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka konstatuar se ZRRE-ja ka ushtruar kompetencat e saj ligjore dhe rregullative në mënyrë të ligjshme, duke zhvilluar një proces të plotë monitorimi ndaj KOSTT-it Sh.A., në përputhje me Ligjin për rregullatorin e energjisë, Ligjin për energjinë elektrike, Rregullat e tregut, Kodin e balancës dhe aktet e tjera nënligjore përkatëse.

Gjykata nga provat e administruara në këtë çështje ka konstatuar se ZRRE-ja, në përputhje me Ligjin për rregullatorin e energjisë ka ushtruar përgjegjësitë e saj për monitorimin e operimit të tregjeve të energjisë elektrike në mënyrë që të sigurojë funksionimin efikas të këtyre tregjeve, si dhe të identifikojë veprimet korrigjuese që mund të jenë të nevojshme, ka kryer hetime lidhur me shkeljet eventuale të kryera nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për KOSTT-in.

Gjykata vlerëson se me rastin e shqiptimit të gjobës së ZRRE-së ndaj KOSTT-it, në vlerë prej 439,405.00€ (katërqind e tridhjetenëntëmijë e katërqindepesë euro) për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara për blerjet e energjisë elektrike, pagesat dhe nominimet, janë zbatuar drejt dispozitat ligjore procedurale dhe materiale, andaj gjykata refuzoi në tërësi si të pabazuar kërkesëpadinë e paditësit.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Kosova News 30/01/2026 30/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?