KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Refuzohet dëshmia në Hagë, shkak dëshmitari ka probleme mendore
Siguri

Refuzohet dëshmia në Hagë, shkak dëshmitari ka probleme mendore

Kosova News
Kosova News 15:03 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë refuzuar deklaratat e dëshmitarit të 29 të Prokurorisë së Specializuar, pas konstatimit mjekësor se ai ka probleme mendore. Sipas gjyqtarëve, dëshmia e tij nuk do të merret parasysh në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe RexhepSelimit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Ndërkohë trupi gjykues është në pritje të mocionit të mbrojtjes për rrëzimin e pikave të aktakuzës, për çka kanë afat deri më 2 qershor.

Avokati i dëshmitarit: “Dëshmitari është shumë i stresuar dhe nuk është i gatshëm të jap dëshmi, ai është i gatshëm të shkoj në burg”

Në tetor të 2023-tës në Dhomat e Specializuara nisi dëshminë e tij, dëshmitari i 29 i Prokurorisë, imcili u përgjigj me identitet të mbrojtur.

Ky dëshmitar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kishte mohuar të kishte dhënë deklaratë në vitin 2004, derisa akuzonte Prokurorinë që kanë falsifikuar nënshkrimin e tij.

Prokurorja me dëshmitarin: “A ju kujtohet të keni dhënë një deklaratë në vitin 2004”. “Është e pavërtetë”.

Ky dëshmitari doli para trupit gjykues disa herë, por si përfundim asnjëherë nuk e përfundoi dëshminë. Pas konsultave mjekësore dhe ankesave të tij, dëshmitari u konstatua me probleme mendore.

Pavarësisht kësaj, prokuroria insistonte që dëshmia e tij të pranohej. Por, këtë kërkesë të saj, e kanë refuzuat gjyqtarët e Gjykatës Speciale.

Paneli vëren në këtë drejtim se Prokuroria ishte njoftuar për vështirësitë që lidheshin me gatishmërinë dhe përgatitjen e dëshmitarit për të dëshmuar dhe kërkesat përkatëse që ai bëri në lidhje me të. Prandaj, Prokuroria kishte njoftim dhe kohë të mjaftueshme për të siguruar dëshminë e dëshmitarit ose për të kërkuar ndihmë të përshtatshme nga Paneli. Për këto arsye, Paneli nuk e gjen të vërtetën në pohimin e ZPS-së se ka bërë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar paraqitjen e W04577 para Panelit dhe se dëshmitari nuk është në gjendje të dëshmojë”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e gjykatës.

Sipas vendimit, paneli ka konstatuar se dëshmia e dëshmitarit të 29 të Prokurorisë është e papranueshme për këtë gjykim që po zhvillohet në Hagë.

Kur ai u shfaq për herë të parë në gjykatë më 10 tetor 2023, dëshmitari kërkoi të konsultohej me një avokat, paneli e miratoi kërkesën e tij. Më 11 tetor 2023, Avokati i tij kërkoi shtyrje, kërkesë të cilën Paneli e miratoi. Më 18 tetor 2023, Avokati i dëshmitarit kërkoi një shtyrje tjetër. Më 31 tetor 2023, Paneli shtyri dëshminë e dëshmitarit deri në njoftim të mëtejshëm?, thuhet ndër tjera në vendim.

Dëshmitari, sipas Prokurorisë, kishte dijeni për beteja të ndryshme të UÇK-së dhe individë të ndryshëm të ndaluar nga UÇK-ja.

Ndërkohë, pas përfundimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, tani mbrojtja e të akuzuarve ka afat deri më 2 qershor të dorëzoj mocion për rrëzimin e pikave të aktakuzës, derisa pas saj, është radha e prokurorisë për përgjigje ndaj mocionit.

Gjithashtu lexoni:

Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani

“Defender Europe 25” nis të dielën, forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Policia në Ferizaj arreston një person për vjedhje të rëndë

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Grisi Kuranin në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik

Kosova News 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Sesko dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit në verë
20:23 -20/05/2025
MAPL-ja i kundërpërgjigjet Asociacionit të Komunave për grantet e performancës dhe fondet e IPA-s
19:57 -20/05/2025
Hyseni njofton se është nënshkruar kontrata për stadiumin e Gjilanit
19:37 -20/05/2025
Lirohet kosovari që theri me thikë tre persona në Gjermani
19:32 -20/05/2025
Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami
19:00 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?