KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Refuzohet ankesa e Federatës serbe për dënimin për fyerjet ndaj Kosovës
Sport

Refuzohet ankesa e Federatës serbe për dënimin për fyerjet ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 18:22 -24/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

UEFA të premten vërtetoi dënimin e Federatës së Futbollit të Serbisë me plot 119 mijë e 750 euro për shkeljet e bëra në ndeshjen e 15 nëntorit me Zvicrën në Zurich. Dënimi më i rëndë ndaj serbëve është për fyerjet ndaj Kosovës e shqiptarëve. Vendimi i konfirmuar nga UEFA nënkupton po ashtu që Serbia nuk ka të drejtë të shesë bileta për tifozët e saj për ndeshjen ndaj Shqipërisë në Tiranë

Goditje të rëndë i kishte dhënë UEFA më 11 dhjetor Federatës së Futbollit të Serbisë. Për shkak të shkeljeve të shumta që kishin bërë serbët në ndeshjen Zvicër – Serbi, të zhvilluar më 15 nëntor në Zurich, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e kishte gjobitur rëndë Federatën serbe të Futbollit.

Gjobat më të mëdha ndaj serbëve ishin për fyerjet ndaj Kosovës e shqiptarëve.

Dhe ato dënime janë vërtetuar të premten nga Organi i Apelimit i UEFA-s. Në fakt, Federata serbe kishte paraqitur ankesë ndaj vendimit të 11 dhjetorit, ankesë që është refuzuar nga Apeli i Konfederatës Evropiane të Futbollit.

“Refuzohet ankesa e Federatës së Futbollit të Serbisë. Rrjedhimisht konfirmohet vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, i datës 11 dhjetor 2024”, shkruan në vendim.

Për sjellje raciste dhe diskriminuese të shikuesve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë ishte dënuar që të mos shesë bileta për tifozët serbë për dy ndeshjet e radhës të Serbisë në udhëtim. Për këtë shkelje, po ashtu Federata serbe u gjobit me plot 50 mijë euro.

Për transmetim të një mesazhi të papërshtatshëm për ngjarje sportive, Federata serbe u gjobit me 25 mijë euro.

Këto dy gjoba kanë të bëjnë me fyerjet ndaj Kosovës e shqiptarëve. Dënimi prej 25 mijë eurosh është për flamujt e Serbisë mbi hartën e Kosovës, ndërsa ai prej 50 mijë eurosh për thirrjet anti-Kosovë.

Për ndezje të fishekzjarrëve, federata serbe u dënua me 8250 euro. Për hedhje të gjësendeve në fushën e lojës me plot 31 mijë e 500 euro. Për dëmet e shkaktuara në stadium, federata serbe duhet të paguajë 5000 euro.

Pra Federata e Futbollit e Serbisë për shkeljet e shumta të huliganëve serbe në Zurich duhet të paguajë plot 119 mijë e 750 euro.

UEFA gati vazhdimisht e dënon federatën serbe për fyerjet dhe panot anti-Kosovë.

Apeli i UEFA-s ka konfirmuar edhe dënimin e Federatës serbe për shkeljet e bëra në ndeshjen ndaj Danimarkës, të zhvilluar më 18 nëntor. Të dy ndeshjet ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Për sjellje raciste dhe diskriminuese të ekipit të Serbisë, federata e këtij vendi u gjobit me 40 mijë euro. Pos kësaj Serbia do ta ketë të mbyllur pjesërisht stadiumin për dy ndeshjet e ardhshme si vendëse. 

Për hyrje të tifozëve në fushë, Federata serbe u dënua me 10 mijë euro, ndërsa për fishekzjarrë të ndezur me 3000 euro. Për shkeljet në ndeshjen ndaj Danimarkës, Serbia do t’ia paguajë UEFA-s 53 mijë euro.

Serbia ndeshjen e dytë si mysafire e ka ndaj Shqipërisë, më 7 qershor. Dhe sipas vendimit të fuqizuar të premten, nuk ka të drejtë të shesë bileta për tifozët e saj për atë ndeshje kualifikuese për Botërorin 2026.

Gjithashtu lexoni:

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Kosova News 24/01/2025 24/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?
10:34 -14/07/2026
Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë
10:07 -14/07/2026
Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Theret me thikë një person në Mitrovicë
09:07 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?