KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reformat në administratën publike dhe depolitizimi, domosdoshmëri – Qeveria ka nisur punën në këtë drejtim
Politikë

Reformat në administratën publike dhe depolitizimi, domosdoshmëri – Qeveria ka nisur punën në këtë drejtim

Kosova News
Kosova News 09:01 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Reformat në administratën publike dhe depolitizimi i saj, në vazhdimësi i kërkohen Kosovës. Kjo është shumë e nevojshme, thonë nga shoqëria civile. Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se reforma dhe depolitizimi veçse ka filluar dhe kjo qeveri do e depolitizojë dhe profesionalizojë administratën.

Faktori ndërkombëtar dhe shoqëria civile në vend, prej vitesh theksojnë nevojën që ka Kosova për reformimin dhe depolitizimin e administratës.

Kjo përmendet edhe në Raportin e sivjetmë të progresit për Kosovën.

Që nga viti 2012, për herë të parë në këtë raport theksohet se nuk ka pasur ndërhyrje politike në emërime dhe administratë publike, thotë Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ajo, tutje tregon për Radio Kosovën për synimet për reforma në administratë.

“Depolitizimi veçse ka filluar dhe kjo qeveri do e depolitizojë tërësisht administratën, të cilën synojmë të profesionalizojmë. Rekrutimet do të digjitalizohen tërësisht në mënyrë që të mos mund të ketë ndërhyrje politike. Do të përdoren algoritme për përzgjedhjen e pyetjeve dhe të anëtarëve të komisioneve, në mënyrë që të eliminohen tërësisht ndërhyrjet e çfarëdo natyre”, tha ajo.

Një reformim dhe depolitizim i mirëfilltë i administratës publike është mëse i nevojshëm, thotë Mexhide Demolli-Nimani, nga Lëvizja “Fol”.

“Definitive, është shumë e nevojshme që një herë e mirë të kemi një administratë të reformuar dhe jo politike. Nga ajo çka po shihet, e të shohim edhe me ligjet që do t’i përgatisin, nuk e di nëse do të arrijmë që të kemi një gjë të tillë, në rast se hyn në fuqi Ligji për zyrtarët publikë. Por, aktualisht, nga ajo që kemi parë, me konkurset që janë kryesisht të brendshme, është një lloj, ta quaj, riciklimi i stafit në administratë publike”, tha ajo.

Edhe juristi Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vendi ka nevojë për reformim dhe depolitizimi i administratës. Por, sipas tij, kjo duhet të bëhet në baza të mira ligjore.

“Fatkeqësisht, përkundër asaj se kjo Qeveri me plot gojë thotë se duan ta depolitizojnë administratën publike, me veprimet që janë duke i ndërmarrë, përmes ligjeve në të kundërtën, po shkojnë një hap tutje duke e politizuar ose duke shkatërruar atë që është ndërtuar me vite. Për shembull, kemi një ligj për pagat, apo edhe zyrtarët publikë, që kanë probleme bazike, në radhë të parë cenojnë Kushtetutën por edhe sigurinë juridike për zyrtarët publikë”, tha ai.

Njëjtë si Demolli-Ninami edhe Miftaraj thotë se reformimi i administratës publike mundëson shërbime më të mira për qytetarët. 

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
12:24 -17/07/2026
Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?