KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reciprociteti për targa, Lajçak: Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje, propozuam disa ide
Politikë

Reciprociteti për targa, Lajçak: Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje, propozuam disa ide

Kosova News
Kosova News 15:35 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave Kosovë-Serbi.

Kështu ka thënë i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, shkruajnë mediat serbe, përcjell KosovaNews.

Ai deklaroi se beson se do të gjendet një zgjidhje dhe se partnerëve u janë propozuar disa ide.

I pyetur nga një gazetar i “Euronews Serbia” për zgjidhjen për targat dhe deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se nuk është optimist se do të gjendet një zgjidhje deri më 1 shtator, Miroslav Lajçak u shpreh se nuk mendon se duhet kërkuar zgjidhje deri në atë datë.

- Reklamë -

“Vendimi i Qeverisë në Kosovë është që procesi të përfundojë deri në fund të tetorit. Pra kemi dy muaj për të gjetur një zgjidhje. Tashmë jemi në atë proces. Tashmë kemi pasur bisedime me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin (Albin) Kurti për atë temë. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje”, citohet të ketë thënë Miroslav Lajçak, i cili po merr pjesë në Forumin e Bledit në Slloveni.

Ndërsa i pyetur se si e sheh zgjidhjen për targat, ai tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje.

Në këtë drejtim, ai është pyetur nëse kjo periudhë dymujore është konfirmuar edhe nga pala kosovare dhe i dërguari special i BE-së ka thënë: “Po, sigurisht”.

“Ajo fushatë regjistrimi fillon më 1 shtator dhe duhet të zgjasë dy muaj. Nuk pres ndonjë dramë më 1 shtator. Nuk ka arsye për këtë, ne kemi atë periudhë dy mujore për të gjetur një zgjidhje, siç e kemi gjetur në lidhje me te kartat e identitetit”, ka thënë më tej Lajçak duke shtuar se duhet të jetë optimist.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?