KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rebelët pretendojnë se kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Sirisë
Botë

Rebelët pretendojnë se kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Sirisë

Kosova News
Kosova News 18:17 -29/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rebelët e armatosur sirianë pretendojnë se kanë hyrë në Aleppo, duke shënuar kështu herën e parë që ata hyjnë në qytetin e dytë më të madh të vendit që kur forcat qeveritare rimorën qytetin në vitin 2016.

Rebelët filluan një sulm të befasishëm këtë javë, duke sulmuar një numër fshatrash dhe duke rindezur konfliktin që kishte qenë kryesisht statik për vite me rradhë.

“Forcat tona kanë filluar të hyjnë në qytetin e Aleppos”, tha një deklaratë nga koalicioni i sapoformuar rebel, Komanda e Operacioneve Ushtarake.

Ushtria siriane tha se po përballej me një “sulm të madh” të nisur nga “organizatat terroriste” të armatosura me armatim të rëndë dhe drone.

Sipas rebelëve, ata kanë marrë kontrollin edhe të Qendrës Kërkimore Shkencore Ushtarake të qeverisë siriane në periferi të qytetit të Aleppos pas “përplasjeve intensive me forcat e regjimit dhe milicitë iraniane”.

Bëhet e ditur se ofensiva, e cila filloi të mërkurën, është shpërthimi i parë i madh në vite midis opozitës siriane dhe regjimit të presidentit Bashar al-Assad, i cili ka sunduar vendin e shkatërruar nga lufta që nga viti 2000, shkruan CNN.

Të enjten, të paktën 15 civilë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy gra, u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore dhe bombardimet në zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppo dhe fshatin Idlib, sipas White Helmets, një grup vullnetar shpëtimi.

Media shtetërore iraniane tha se një gjeneral brigade i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) Kioumars Pourhashemi u vra gjithashtu në qytet.

Ndryshe, lufta civile e Sirisë filloi gjatë Pranverës Arabe të vitit 2011, pasi regjimi shtypi një kryengritje pro-demokratike kundër Assadit.

Vendi u zhyt në një luftë civile në shkallë të plotë pasi u formua një forcë rebele, e njohur si Ushtria e Lirë Siriane, për të luftuar trupat qeveritare.

Që nga marrëveshja e armëpushimit të vitit 2020, konflikti ka mbetur kryesisht i fjetur, me përleshje të nivelit të ulët midis rebelëve dhe regjimit të Assadit.

Më shumë se 300,000 civilë janë vrarë në më shumë se një dekadë lufte, sipas Kombeve të Bashkuara, dhe miliona njerëz janë zhvendosur në të gjithë rajonin.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 29/11/2024 29/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?