Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin
Manchester City dhe Real Madrid zhvilluan një ndeshje të fortë, ku në kohën e rregullt nuk kishte fitues 1-1 (4-4), ndërsa pas penalltive fitues dolën mbretërit.
Mbretërit arritën që të shënonin që në start të ndeshjes, kur kishin rastin e parë të mirë.
Rodrygo u gjend bukur në zonë dhe pas dy goditjeve arriti të gjejë rrjetën për 1-0.
Qytetarët u kundërpërgjigj me një rast te Erling Haaland, por gjuajtja e tij me kokë gjeti shtyllën.
Në minutën e 19-të, ishte radha e Bernardo Silvas, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Kevin de Bryne në minutën e 27-të gjuajti fuqishëm nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga Andriy Lunin.
Pjesa e parë edhe pse u mbyll me epërsi të Real Madridit, ndeshja shkoi me një dominim të fuqishëm të Man Cityt, që ishin në ndjekje të rezultatit.
Me të filluar pjesa e dytë, Jack Grealish rrezikoi bukur me një gjuajtje, por goditja u prit nga Lunin.
Në minutën e 53-të, Phil Foden rrezikoi për të barazuar, por gjuajtja e tij u ndal nga Lunin.
Kur ndeshja po shkonte nga fundi, domini i Man Cityt shtohej, ndërsa në minutën e 76-të, erdhi goli i barazimit, me De Bruynen që nga afër gjeti rrjetën për 1-1.