KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon zëvendësministri Durmishi: Kaluan 691 ditë dhe Prokuroria ende s’më ka ftuar për rastin e dyshuar të korrupsionit mbi 5 milionë euro
Siguri

Reagon zëvendësministri Durmishi: Kaluan 691 ditë dhe Prokuroria ende s’më ka ftuar për rastin e dyshuar të korrupsionit mbi 5 milionë euro

KosovaNewss
KosovaNewss 16:03 -24/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi ka thënë se edhe pse kanë kaluar 691 ditë, ai nuk është ftuar nga prokuroria lëndën që e ka dorëzuar e për të cilën ka dyshim të bazuar për korrupsion

Ai tha se kontratën ““Mirëmbajtja e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës për vitet 2017 –2019” e ka dorëzuar më datë 2 korrik 2021, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ajo është nënshkruar në mars 2018 në kohën e ministrit Pal Lekaj. Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 500 mijë euro. Në fund kjo kontratë kishte përfunduar në vlerën 5 milion e 300 mijë euro.

Sipas tij, pas hapjes së ofertave, vlerësimit të tyre, derisa në të gjitha dokumentet zyrtare të publikuara vlera e parashikuar ishte 500 mijë euro në kontratën e nënshkruar, te kushtet e përgjithshme të kontratës ndërhyhet dhe ndryshohet në mënyrë të  kundërligjshme neni 24.1. Me ç’rast i gjithë buxheti i paraparë për  ndërtimin dhe rikonstruimin e urave në tërë territorin e Kosovës në shumë prej 4.3 milionë euro, vendoset kundërligjshëm për ekzekutimin e kësaj kontrate.

Për ta shpjeguar më mirë pse kjo kontratë ka lëvizur brutalisht nga 500 mijë në 5 milionë e 300 mijë, Durmishi i mori dy elemente të kësaj kontrate

Njëra sipas tij është se për gërryerjen dhe pastrimin e betonit të degraduar fillimisht ishin parapara 350 metra katror me çmim 5 euro për metër katror. Në fund sipërfaqja e gërryer dhe e pastruar arrinë në rreth 104 mijë metra katror apo 297 herë më shumë se që ishte parë fillimisht, ndërkaq vlera në mbi gjysmë milioni euro nga rreth më pak se 2000 euro që ishte paraparë në fillim.

Ndërkaq tjetra sipas tij është se në fillim ishin paraparë që të lyhen shtyllat e urës me një sipërfaqe prej vetëm 450 metra katror me çmim 10 euro për metër katror. Në fund sipërfaqja e lyer u rritë për 231 herë më shumë, mbi 103 mijë metra katror, dhe ishin shpenzuar gati 1 milion euro më shumë se që ishte planifikuar.

“Ky është vetëm një rast i një keqpërdorimi flagrant e për të cilin ende nuk po shohim veprime nga prokuroria speciale”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

KosovaNewss 24/05/2023 24/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?