KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim
Lajme

Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim

Kosova News
Kosova News 11:04 -25/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, i ka falënderuar krejt ata që e kanë përkrahur këtyre ditëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se sot më shumë se kurrë, ndihet i vendosur të vazhdojë me integritet, me përkushtim dhe me nder. “Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve”, ka shkruar ai.

“Të nderuar kolegë, miq, dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur,
Sot qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe krenarie. Është një ndjenjë që buron nga përkrahja e jashtëzakonshme që kam marrë gjatë rrugëtimit tim në shërbim të Policisë së Shtetit. Çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që më është zgjatur, çdo besim që më është dhënë — të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në përkushtimin tim për këtë detyrë”, tha Brahimi.

Brahimi theksoi se puna në polici nuk është thjesht një profesion.

“Është një thirrje. Një përgjegjësi që bartim me nder dhe me vendosmëri, në mbrojtje të rendit, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve tanë. Por kjo rrugë nuk është asnjëherë e lehtë. Ka sfida të mëdha, sakrifica të shumta, dhe momente që të vënë në provë edhe më të fortin ndër ne”.

“Prandaj, përkrahja që kam marrë nga ju — kolegët e mi, familja, miqtë, dhe komuniteti — ka qenë një forcë e pashtershme që më ka shtyrë përpara. Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi”, theksoi ai.

Pjesëtari i Policisë shtoi se është i vendosur të vazhdojë me integritet dhe përkushtim.

“Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje që më jep forcë dhe besim. Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët. Faleminderit!”.

Ndaj policit Dylot Brahimi, Serbia ka lëshuar fletarrest.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha dje se ministria që ai drejton ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin e policisë së Kosovës, i cili, pala serbe pretendon se sulmoi fizikisht dhe plagosi një nxënës serb të shkollës së mesme në veri të Mitrovicës të premten.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Zhbllokimi i krizës politike, kërkohet koalicioni LVV – PDK

Çitaku: Kryeneçësia e Kurtit po e dëmton vendin

Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 21-të

Qalaj i prerë: Askush s’mund të më kontaktoj për Albulena Haxhiun, vendimet e PDK-së nuk ndryshojnë

Kosova News 25/05/2025 25/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
14:16 -25/05/2025
Zhbllokimi i krizës politike, kërkohet koalicioni LVV – PDK
14:07 -25/05/2025
Bojleri i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë
13:58 -25/05/2025
​LVV-së nuk i “dhezi” me deputetët e LDK-së, Haziri: Ne jemi bashkë si parti
12:39 -25/05/2025
Zbulohen detajet e kontratës tre vjeçare, De Bruyne do t’i bashkohet Napolit
12:22 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?