Tensione të shumta pati në veri të Kosovës vazhdimisht gjatë ditëve të fundit.
Ngjashëm vazhdon të jetë situate edhe sot.
Pas sulmeve të vazhdueshme nga bandat kriminale në veri të vendit në drejtim të qytetarëve, zyrtarëve policorë të Kosovës, por edhe të huaj si dhe gazetarëve të Kosovës, nga institucionet e vendit u morë edhe një vendim tjetër.
Presidentja Vjosa Osmani mori vendim që të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.
E lidhur me gjithë këtë ka reaguar ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Ajo tha se Kosova uli tensionet kur mori vendim për shtyrje të zgjedhjeve lokale dhe se retorika e fundit nga Serbia ishte krejtësisht e kundërt.
“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, shkroi ministrja gjermane e Jashtme.