Komuna e Podujevës ka dalë me një reagim në të cilin thotë se nuk janë të vërteta lajmet për shkarkim të drejtorëve të komunës.
“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit”.
“Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në njoftim.


