Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka shpërndarë videon e KosovaNews, në të cilën theksohet që Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj i cili ishte në garë dhe pretendonte të merrte edhe një pozitë më të lartë, atë të Kryeprokurit të Shtetit, e ka pranuar se ishte vetë ai që ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiq.
Lidhur me këtë, zv.kryeministrja Gërvalla ka parashtruar pyetje duke rikujtuar se “a po i bie kjo që paskemi pasur të drejtë kur deklaronim që Blerim Isufaj ka miratuar heqjen e urdhërarrestit kundër Radojçiçit”.
Ajo tutje pyet edhe se ku mbetën klithmat e partive opozitare përballë këtij skandali me pasoja kaq serioze?
“Ku janë thirrjet për hetim thelbësor të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në këtë puç kundër rendit dhe sigurisë në Kosovë?, Askush mbi shtetin dhe askush mbi ligjin, pra as Blerim Isufaj dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas tij”, përfundoi Gërvalla.
Lexoni edhe:


