KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon edhe ministri Aliu: Beogradi ka urdhëruar sulmin në veri – Akte të tilla terroriste nuk kalojnë dhe kriminelët e luftës do të dënohen
Politikë

Reagon edhe ministri Aliu: Beogradi ka urdhëruar sulmin në veri – Akte të tilla terroriste nuk kalojnë dhe kriminelët e luftës do të dënohen

Kosova News
Kosova News 15:16 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Kundër arrestimit të djeshëm të tre të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Beogradi ka urdhëruar që të hidhet granatë luftarake në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicë”.

Kështu ka deklaruar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke thënë se kjo është një kundërpërgjigje e Serbisë pas arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtrri e në Burgun e Smrekonicës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se krimet e luftës duhet të dënohen në emër të paqes dhe në emër të të ardhmes e të dyshuarit për krime lufte duhet të vendosen para drejtësisë.

“Është fatkeqësi që Serbia udhëhiqet edhe tash nga një qeveri që mbron, strehon dhe adhuron kriminelët e luftës. Kundër arrestimit të djeshëm të tre të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Beogradi ka urdhëruar që të hidhet granatë luftarake në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicë. Kjo tregon qartazi mentalitetin e Vuçiqit dhe njerëzve të tij dhe se si i qasen ata të kaluarës gjenocidale”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se Vuçiqi vazhdon të mendojë e të veprojë njëjtë siç ka bërë edhe në kohën sa i shërbente Millosheviqit, por siç thotë ai, tani “mundësitë i ka shumë më të vogla”.

“Kriminelët e luftës do të dënohen, sepse Kosova është e angazhuar për normalitet, drejtësi dhe paqe. Akte të tilla terroriste nuk kalojnë”, ka vijuar ai.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmi me granatë dore në Lagjen e Boshnjakëve ka ardhur si reagim ndaj arrestimit të tre serbëve të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë.

Ministri Sveçla: Sulmi me granatë në Lagjen e Boshnjakëve, erdhi si hakmarrje për arrestimin e tre serbëve për krime lufte

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së enjtes në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ka pasur një shpërthim.

Shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?