KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon deputetja Pacolli: Videoja është manipuluar, agresori sulmoi asistentin tim dhe tentoi të fuste dorën në çantë
Politikë

Reagon deputetja Pacolli: Videoja është manipuluar, agresori sulmoi asistentin tim dhe tentoi të fuste dorën në çantë

Kosova News
Kosova News 22:24 -25/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një përplasje e pazakontë mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, dhe qytetarit Agim Pllashniku ka bërë bujë të madhe sot në rrjetet sociale, pasi një video e incidentit ka qarkulluar gjithandej, duke ngjallur reagime të shumta.

Lidhur me rastin, deputetja Pacolli ka dalë me një deklaratë publike për të sqaruar versionin e saj rreth asaj që ndodhi në ambientet e lokalit “Home” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është përballur me një akt të rëndë kërcënimi dhe sulmi verbal nga Pllashniku, të cilin ajo e cilëson si person me të kaluar të dhunshme dhe me qëllime të qarta provokuese.

Sipas saj, ngjarja nuk ishte e rastësishme, por e organizuar dhe e koordinuar, ndërsa videoja që po qarkullon është, sipas saj, e montuar dhe manipuluar për të fshehur sulmin real ndaj saj dhe stafit të saj.

Ajo pretendon se agresori ka tentuar të fusë dorën në një çantë për të cilën ekziston dyshimi se mund të ketë pasur armë, ndërkohë që dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje ishin përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe zyrtarë policorë.

Ndërkohë, personi i përfshirë në incident, Agim Pllashniku, është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë për veprimet që do të ndërmerren më tej.

Intervistohet nga policia qytetari që e ofendoi deputeten Fitore Pacolli në një lokal

Ngjarja ka ndezur një debat të ashpër edhe në mediat sociale dhe në disa portale, të cilat, sipas Pacollit, po përpiqen të paraqesin agresorin si viktimë dhe ta relativizojnë sulmin ndaj saj.

Ajo ka akuzuar këto media se po shërbejnë si mjete të dhunës së organizuar politike dhe po përhapin urrejtje me qëllim për ta shtyrë atë të tërhiqet nga angazhimi politik.

Në fund të postimit, Pacolli ka theksuar se nuk do të frikësohet, nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet. Ajo ka bërë thirrje që drejtësia të veprojë dhe të mbrojë institucionet dhe përfaqësuesit e tyre nga dhuna dhe kërcënimet.

Reagimi i plotë i deputetes Pacolli:

Sot, në ambientet e lokalit “Home”, u përballa me një akt të rëndë kërcënimi dhe sulmi verbal nga një person i quajtur…

Posted by Fitore Pacolli on Friday, July 25, 2025

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 25/07/2025 25/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?