Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut dje gjatë mbrëmjes.
Ai tha se aktet kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin dhe se institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla
Atiq bëri të ditur se komuna e tij është sulmuar me granatë dorë M75 nga një akt terrorist i organizuar.
Postimi i plotë:
Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.
Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.
Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.


