KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagimet për arrestimin e Mujecit- deputeti Basha ia kthen Haradinajt: Nuk është keq me vet Fatmirin me çka po merret, asaj udhe je edhe ti
Politikë

Reagimet për arrestimin e Mujecit- deputeti Basha ia kthen Haradinajt: Nuk është keq me vet Fatmirin me çka po merret, asaj udhe je edhe ti

Kosova News
Kosova News 11:37 -16/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Arrestimi i Besnik Mujecit të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge, ka nxitur edhe reagime të shumta në Kosovë, ku partitë opozitare po e shfrytëzojnë këtë rast për të goditur Lëvizjen Vetëvendosje, pasi Mujeci ishte asamblist i saj.

Pas reagime të djeshme nga LDK e PDK, sot diçka për këtë rast ka shkruar edh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në fakt, Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të dalë me qëndrim për arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës nën dyshimet për trafikim droge, Besnik Mujeci.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj.

E pas këtyre fjalëve ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili tha se vendimi i djeshëm për përjashtimin e Mujecit tregon se me kë janë si subjekt politik, ndërsa ia ka përmendur Haradinajt pagesat më të larta prej 11 milionë euro për shpronësime dhe për të cilat nuk ka dhënë ende përgjegjësi.

“Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallxon se me kë jemi! Ne jemi gjithë për drejtësi, por prokuroria nuk po është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo!

Për shembull, t’ish kanë prokuroria me drejtësinë, ti sot ishe t’u dhanë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaç, prej 31 në 42 milionë euro”, ka shkruar Basha.

Ai tha se me Haradinajn në krye të qeverisë është marrë vendim të paguhen 11 milionë euro më shumë, pra me dyfishim të çmimeve të vetëm disa parcelave, dhe ky vendim “u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar!”

Në këtë rast, Basha ka ironizuar me Haradinaj, duke i thënë se është në rrugën e një politikani që dikur e kishte në koalicion.

“Nuk u kanë keq me vet Fatmirin me çka po merret, se asaj udhe je edhe ti!”.

Kujtojmë se dje Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar Besnik Mujecin nga të gjitha strukturat e saj.

Alim Rama, sekretar organizativ në VV, ka thënë se pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit, Komisioni Disiplinor i LVV-së menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë, komisioni i VV-së ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE, ka shkruar Rama.

Besnik Mujeci u arrestua të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge. Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge. Sipas Policisë, ky grup u kap me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Gjithashtu lexoni:

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

Kosova News 16/08/2023 16/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës
09:47 -20/06/2026
Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia
09:45 -20/06/2026
KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave
09:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?