Seanca e parë e rigjykimit për rastin “Veteranët” , e cila ishte planifikuar të mbahet të premten ka dështuar.
Kjo për shkak të mungesës së të prej të akuzuarve, Faik Fazliu e Smajl Elezajt.
Në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
10 nga këta të akuzuar që ishin prezentë nuk u pëlqeu shtyrja e seancës andaj e quajtën zvarritje e procesit gjyqësor.
Megjithatë, trupi gjykues i specifikoi detyrat që prokuroria duhet t’i kryejë për dy muaj, kjo në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit që këtë çështje e ktheu në rigjykim në prill të këtij viti.
Një nga detyrat e prokurorisë është kontrollimi i më shumë se 19 mijë e 500 aplikimeve për të marrë statusin e veteranit e hetimi i vendimeve të qeverisë për ndryshime në komisionin për verifikimin e veteranëve.