KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti Klan Kosova, Luljeta Aliu kërkon që dokumentacionin shtesë që KPM-ja ka pranuar nga ARBK-ja të dërgohet në Polici
Siguri

Rasti Klan Kosova, Luljeta Aliu kërkon që dokumentacionin shtesë që KPM-ja ka pranuar nga ARBK-ja të dërgohet në Polici

Kosova News
Kosova News 19:28 -05/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Luljeta Aliu, anëtarja e Komisionin e Pavarur për Media (KPM), në mbledhjen e dhjetë të rregullt për këtë vit, kërkoi që të dërgohen në Polici dokumentacione të reja që KPM ka pranuar nga ARBK.

Për çështjen e Klan Kosovës ajo tha se ka ngecur pa u zgjidhur dhe pa një epilog për një kohë tepër të gjatë.

Anëtarja Aliu, shtoi se kjo çështja e Klan Kosova është keqkuptuar edhe nga mediet edhe nga zyrat e huaja.

E njëjta tha se anëtarët e Komisionit janë pajisur me një dokumentacion shtesë nga ARBK, e që sipas saj, nga viti 2008 e deri në vitin 2020 kanë ndodhur katër ndryshime të pronësisë të Klan Kosova, pa një aprovim paraprak nga ana e KPM.

“Ndër to, këto ndryshime ka qenë njeni që e ka dërgu të gjithë Klan Kosovën si kompani në Virgin Island, që është njohur në botë ku shkojnë me i ikë, me bo evazion fiskal edhe mos me u kontrollu financiarisht”, tha tutje Aliu.

Duke shtuar se vetëm fakti i këtij kalimi në Virgin Island asaj i ngrit dyshime që sipas saj, ky Komision (KPM) e ka për obligim që t’i kontrollojë, e sidomos kur ka të bëjë me financa.

Sipas Aliut, katër ndryshimet e pronësisë në Klan Kosova, pa miratim paraprak nga ana e KPM, nuk duhet lejuar të kalojnë pa u adresuar.

“Është e vërtetë që e kemi pas në Komision këtë temë disa herë, mirëpo me qëndrime paksa, ta quaj kontradiktore, ndonjëherë është thanë që KPM e ka poseduar atë dokumentacion e mandej doli në fund që nuk i ka poseduar”, shtoi tutje ajo.

Gjithashtu, Aliu tha se do tregoheshin diskriminues, apo jo të paanshëm në krahasim me mediet tjera nëse do trajtohej kjo çështje.

“Ne duhet të jemi të sigurt që të gjitha mediet po trajtohen në mënyrë të njëjtë edhe mos të bëjmë lëshime çoftë me ose pa vetëdije, çoftë me apo pa qëllim”, shtoi Aliu.

Ajo tha se reagimet ndaj KPM lidhur me këtë rast janë bërë në mënyrë të padrejtë.

“Ne e dijmë, edhe dyertë na u kanë pas mbyllë me zinxhirë, e ne jemi tregu në fakt shumë tolerantë. Jo shumë tolerant, por për së tepërmi”, vazhdoi Aliu.

Andaj, ajo tha se meqenëse ka prova të reja, kjo çështje duhet të dërgohet në Polici.

“Meqë janë prova të reja të cilat nuk i ka pas as Auditimi as Policia, sidomos kalimi në Virgin Island, mendoj që kjo nuk është kompetencë e jona me vendos. Por kjo duhet me shku në polici edhe tek Njësiti i Intelegjencës Financiare”, tha Aliu, shkruan Betimi për Drejtësi.

Kështu, ajo kërkojë mbështetje nga anëtarë tjerë për kërkesën e saj, të cilën përkrahje e gjeti edhe tek dy anëtarë tjerë, Fitim Veliu dhe Besnik Berisha.

Në fund, krahas përmbledhjes që publikohet nga ana e KPM në lidhje me vendimet e marra në këtë mbledhje, të bëhet edhe një përshkrim në lidhje me rastin e Klan Kosovës, që sipas Aliut KPM ka gjetur që Klan Kosova ka pasur edhe katër ndryshime të tjera të pronësisë.

Po ashtu, ajo shtoi se nuk është qëllimi që të dëmtohet ndonjë medie, por që të mos lejohen shkelje.

Lidhur me këto kërkesa, anëtari Berisha tha se çështja e pronësisë është diskutuar disa herë dhe se është në përkrahje të hetimeve që kanë të bëjnë me pronësinë.

“E sidomos rastet kemi pronësi atje që nuk dihet fare, me potencial të madh keqpërdorimesh, korrupsioni ….”, shtoi Berisha.

Edhe anëtari Veliu shprehi përkrahjen e tij në lidhje me këtë kërkesë, duke shtuar se do ishte një barrë që Komisioni do të lirohej nga kjo përgjegjësi.

Gjithashtu lexoni:

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’

Kosova News 05/10/2024 05/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?