Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar për rastin e vdekjes së vajzës 4 vjeçare, ndërsa ka kërkuar që të merren edhe masa të menjëhershme ndaj kujtdo që ka mundur të jetë përgjegjës lidhur me këtë rast.
“Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë”, ka shkruar në reagimin e tij ministri Vitia.
Ai iu ka bërë tirrje edhe organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj, ndërsa ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!