KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën
Lajme

Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën

Kosova News
Kosova News 09:19 -08/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nxënësja me inicialet A.D e cila ishte pezulluar nga mësimi, sot pritet të kthehet në gjimnazin “Bedri Pejani”, për të vijuar sërish mësimin e rregullt.

Imami Labinot Maliqi ka njoftuar për kthimin e saj, derisa thotë se kjo do të jetë nxënësja e parë në historinë e këtij gjimnazi, që lejohet të mbajë mbulesën.

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë se nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi (nga pas lufta) që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës”, thotë ai.

Maliqi shkruan tutje se “pas ndërhyrjes mbështetëse që ka bërë Ministria e Arsimit për kthimin e kësaj nxënëseje në shkollë me mbulesë, duke qenë edhe vet institucioni i bindur se një ndalesë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Arsim dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk ka më asnjë kuptim që të vazhdojë ndalesa për ‘Bartjen e Uniformës Fetare’ në shkollat e mesme, e paraparë në Udhëzimin Administrativ”.

“Prandaj, kërkoj nga Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, që ndalesën në fjalë ta shfuqizojë ose ta rishikojë sa më parë, duke e sqaruar se mbulesa nuk është një uniformë fetare dhe, si e tillë, nuk duhet të jetë pengesë për vajzat që të kenë qasje të barabartë në arsim”, shton tutje ai.

Imami po ashtu ka shkruar se drejtori i DKA-së në Komunën e Pejës,  Naser Gegaj, si dhe drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani,” Musa Nikqi, duhet t’i kërkojnë falje publike nxënëses A.D., të cilën e larguan nga shkolla duke e penguar me vetëdije në të drejtën e saj për të pasur qasje në arsim.

Ndryshe, vajza me inicialet A.D ishte larguar nga autoritetet e shkollës më 2 shtator. Largimi i saj nga mësimi kishte nxitur shumë reagime, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Pejës kishin njoftuar se janë duke hetuar nëse ky veprim përmban ose jo elemente të veprës penale: shkelje e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet shtetasi i huaj që ishte zhdukur në Malet e Sharrit, dërgohet për tretman mjekësor në Prizren

Ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë nuk shohin asnjë rrezik nga ndonjë ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë

Osmani kërcënohet dy herë – eksperti: Faqja zyrtare pa mekanizma gjurmimi

Bastisje në tetë lokacione, lirohen në procedurë të rregullt katër të dyshuar për shitblerje të armëve

Inaugurohet pika e re e përbashkët kufitare me Maqedoninë e Veriut

Kosova News 08/10/2024 08/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
79%
2 km/h
Wed
20 °C
Thu
12 °C
Fri
17 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
22:36 -28/05/2025
Gjendet shtetasi i huaj që ishte zhdukur në Malet e Sharrit, dërgohet për tretman mjekësor në Prizren
22:31 -28/05/2025
Ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë nuk shohin asnjë rrezik nga ndonjë ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë
22:27 -28/05/2025
Sllovakia lejon shitjen e mishit të ariut për konsumatorët
22:22 -28/05/2025
Shumë e kanë përdorur, por më në fund i ka ardhur fundi Mozilla
22:19 -28/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?