KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti për ish- ministren Dhurata Hoxha – gjyqtari ka lidhje shoqërore me bashkëshortin e saj, pretendon prokurori
Politikë

Rasti për ish- ministren Dhurata Hoxha – gjyqtari ka lidhje shoqërore me bashkëshortin e saj, pretendon prokurori

Kosova News
Kosova News 15:09 -15/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori Dren Paca, i cili është prokuror në rastin e ish-ministres Dhurata Hoxha ka paraqitur dyshime për lidhje shoqërore të gjyqtarit të rastit me burrin e ish-ministres.

Prokurori ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, Arben Hoti, për shkak të këtyre dyshimeve, kërkesë kjo që ishte refuzuar nga nënkryetari i gjykatës së Prishtinës, Dren Rogova.

Prokurori në parashtresën e tij ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Hoti, pasi sipas tij kishte marrë informacion nga burime të ndryshme të pakonfirmuara deri më tani se kryetari i trupit gjykues Hoti, kishte lidhje shoqërore me bashkëshortin e Dhurata Hoxhës.

“Ka shtuar se prokurori i shtetit deri në këtë fazë nuk posedon informata të konfirmuara lidhur me theksimet si më lartë, megjithatë ka konsideruara se prezantimi i këtyre rrethanave në këtë fazë e vë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit dhe i njëjti gjithsesi duhet të përjashtohet” – thuhet në aktvendimin e gjykatës. Në anën tjetër, gjyqtari Hoti ka deklaruar se kjo kërkesë për përjashtim nuk përmban asnjë fakt relevant, dhe se është e përgjithësuar, duke shtuar se personin në fjalë për të cilin prokurori ka kërkuar përjashtimin, për të njëjtin nuk ka dëgjuar kurrë më parë.“.. nuk e njeh, rrjedhimisht e as të këtë qëndruar apo ndenjur me të në çfarëdo rrethanë. Pra në lidhje me këtë person ka cekur se ka dëgjuar për herë të parë nga shkresa e prokurorit”, thuhet tutje në vendimin e gjykatës referuar pretendimeve të gjyqtarit.

- Reklamë -

Ndërsa kërkesa e prokurorit është refuzuar si e pabazë sepse gjykata duke ju referuar Kodit të procedurës, ka potencuar se pala detyrohet që në kërkesë të theksojë rrethanat në të cilat e mbështet pretendimin për ekzistimin e bazës ligjore për përjashtim.

“Zëvendës kryetari i gjykatës… ka vlerësuar se nuk është prezantuar asnjë rrethanë nga e cila do të vihej në dyshim paanshmëria e gjyqtarit ose që do duket e papërshtatshme, e të cilat rrethana do të arsyetonin përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues”, thuhet tutje në vendim.

Po ashtu sipas shkresës nënkryetari ka vlerësuar se nga shkresat e lëndës nuk rezulton ndonjë veprim i ndërmarrë nga kryetari i trupi gjykues, nga i cili veprim mund të vihet në dyshim paanshmëria dhe objektiviteti i tij.

KALLXO.com ka provuar te marre një përgjigje nga ish-ministrja Hoxha por e njëjta deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Dhurata Hoxha bashkë me drejtorin e prokurimit, Fitim Mustafa, dhe tre ish-sekretarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani, po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishin keqpërdorur pozitën dhe detyrat e tyre me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze.

Mediat vite më parë raportuan se gjatë vitit 2019 Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i pagoi 168,000.00 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. Asokohe, kjo ministri drejtohet nga Dhurata Hoxha e PDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Kosova News 15/08/2022 15/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?