KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 62 vjet burgim për 7 të akuzuar
Siguri

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 62 vjet burgim për 7 të akuzuar

Kosova News
Kosova News 10:14 -23/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vjet burgim 6 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares. 

Një prej të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 5 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave. 

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. 

Avokatja e viktimës Kimete Krasniqi, ka thënë se ky është vendim meritor.

Ajo ka theksuar se viktima gjendet në strehimore. “Gjendja e saj është jo e kënaqshme por ajo është duke u trajtuar nga institucionet përkatës”, është shprehur Krasniqi.

Haxhi Millaku, avokat i njërit prej të dënuarve, ka thënë se klienti i tij është dënuar me 10 vjet burgim “për një kontakt që e ka pasur 5 minuta”.

“Klienti im është dënuar me 10 vjet, për një kontakt që e ka pasur 5 minuta, është e tmerrshme, ka qenë kontakt që e ka kontaktuar, edhe ai as ajo nuk e ka njohur as nuk e ka identifikuar, vetëm bisedë dhe asnjëherë nuk e ka identifikuar klientin tim, edhe brenda seancë kemi kërkuar identifikimin edhe brenda seancës, nuk e njeh”, është shprehur Millaku. 

Ai i ka akuzuar institucionet e drejtësisë për fabrikim të këtij rasti. 

“Kemi të bëjmë me një fabrikim komplet, nga fillimi deri në fund, të një situate inekzistente apo thënë me tepër është simulim i vetë organeve të drejtësisë. 

Me të vetmin qëllim që ta arsyetojë mediumet se ndodhi kjo dhe një grup i personave kanë pasur kontakt me një fëmijë 11-vjeçar … është skandaloze”, ka deklaruar Millaku. 

Ai ka pretenduar se viktima është mbi 16 vjeçe. 

“Shkenca e mjekësisë, në kuptimin shkencor, radiologjik, dora e majtë, kocka e vërteton që është mbi 16 vjeç. , prandaj është e tmerrshme … Janë normat imperativë që nuk guxon t’i anashkalojë drejtësia, është skandal”, ka theksuar Millaku. 
Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.
Sipas aktakuzës, B.Rr. ngarkohet për veprën penale të “dhunimit”. Për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz” ngarkohet D.Rr.. 
Ndërkohë G.S. dhe B.S. akuzohen për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. M.S. ngarkohet për “dhunim”, ndërsa F.S. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”. M.R. ngarkohet për veprën penale të “shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”. I pandehuri E.S. ngarkohet për “ndihmë në kryerjen e dhunimit”.

Haxhi Millaku, avokat i njërit prej të dënuarve

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares pati tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022. Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

Kosova News 23/04/2024 23/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?