Kryetari i suharekës, Bali Muharremaj, është deklaruar rreth rastit ku arsimtarja Remzie Lezi, është përjashtuar nga shkolla shkaku i bartjes së shamisë.
Ai ka thënë se shkarkimi i saj nuk mund të merret nga bordi i nxënësve por nga organet komunale, transmeton IndeksOnline.
”Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë.Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale.”, ka shkruar Muharremaj.