KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti “Hidrocentralet”, jepet fjala përfundimtare shtatë muaj para parashkrimit
Siguri

Rasti “Hidrocentralet”, jepet fjala përfundimtare shtatë muaj para parashkrimit

Kosova News
Kosova News 17:06 -28/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria dhe një pjesë e mbrojtjes kanë dhënë fjalën përfundimtare në rastin “Hidrocentralet”, ku katër ish-ministrat Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi e Nenad Rashiq akuzohen për kontrabandim të katër hidrocentraleve bashkë me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së KEK-ut. Edhe pse procesi po i afrohet fundit, ky rast, sipas një analize të kryer nga KOHA për proceset gjyqësore, s’do t’i shpëtojë parashkrimit.

Për rastin “Falja e Hidrocentraleve”, katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2: Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe Fëllënza Beqiri Hoxha dhe Arben Gjuka nga KEK, akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës. Hetimet për këtë aktakuzë patën nisur pas një raportimi në Koha Ditore.

Këta zyrtarë e ish-zyrtarë kanë votuar që Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, ai në Dinakcë dhe Hidrocentrali i Radavcit të kalojnë në pronësi të kompanisë ‘Limak-Calik’.

Rasti “Falja e Hidrocentraleve”, ka nëntë vjet që ka nisur. Megjithatë, është përcjellë me zvarritje kohë pas kohe, përveç në hetime, edhe në procesin gjyqësor. Dështim seancash ka pasur kohë pas kohe. Sipas një analize të publikuar nga KOHA vitin e shkuar, lënda rrezikon të parashkruhet. Gjyqësori nuk ka shumë kohë që ta përfundojë këtë rast me aktgjykim të formës së prerë. Në të dy shkallët për këtë rast do të duhej të vendosej deri në majin e vitit 2023. Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë për të akuzuarit rrezikohet që lënda të vdesë juridikisht për shkak të parashkrimit absolut.

Në rast ishin të përfshirë fillimisht më shumë zyrtarë. Megjithatë, për 13 prej tyre ishte vendosur për pushim hetimesh.

Në seancën e mbajtur të enjten, prokurori i Prokurorisë Speciale, Atdhe Dema, ka thënë se të akuzuarit kanë kryer qëllimshëm veprën e se gjatë procesit gjyqësor është vërtetuar në tërësi aktakuza.

“Nga provat e nxjerra në shqyrtim është vërtetuar në tërësi kryerja e veprës penale. Të njëjtit veprën penale e kanë kryer me dashje. Këto hidrocentrale që kanë qenë prodhim, janë prodhim dhe do të jenë prodhim e nuk janë shpërndarje. Ka qenë një opinion i cili gjatë shqyrtimeve gjyqësore herë është kundërshtuar e herë pranuar nga vetë mbrojtja”, ka deklaruar Dema.

Sipas tij, të akuzuarit s’kanë kërkuar mendime për çështjen e privatizimit të hidrocentraleve.

“Një fakt shumë me rëndësi nga ta është pranuar. As që kanë kërkuar mendim nga ndonjë subjekt tjetër të përfshirë në privatizim për këto hidrocentrale. Për çka është krijuar komiteti qeveritar i privatizimit? Që secilin dokument, secilën shkresë ta kontrollojnë dhe vlerësojnë një nga një. Në anën tjetër e kemi njësinë për implementim të projektit. Të njëjtit janë pyetur për bazën ligjore. Një pjesë kanë thënë e ndalon, drejtori menaxhues ka thënë se i lejon. Thirren në mendimin e ZRRE-së që komentin e nxjerrin nga konteksti… ka qenë fakt që këto hidrocentrale kanë qenë në koncesion dhe dihet kush kanë qenë palët kontraktuale”, ka thënë Dema.

Shukrije Miftari, përfaqësuese e palës së dëmtuar (KEK), ka thënë se mbështet fjalën e prokurorisë. Ka thënë se siç ka deklaruar edhe eksperti dëmi i shkaktuar arrin vlerën mbi 12 milionë euro.

Kurse, Besnik Berisha, avokat i Besim Beqajt, ka thënë se të akuzuarit nuk kanë shkelur asnjë normë.

“Ekspert që bën gjithçka e që s’di asgjë. Prokuroria ju ftoi t’i besoni një logjike jologjike. Cilin ligj e paskan shkelur? A e dëgjuat ndonjë normë që e kanë shkelur? Asnjë. Na del një ekspert që herë flet për insulina, herë për hidrocentrale. Për herë të parë eksperton për privatizim”, ka thënë ai duke mohuar edhe raportin e ekspertëve.

Aktakuzën e kanë mohuar edhe mbrojtës të të akuzuarve të tjerë. Seanca e fjalës përfundimtare do të vazhdojë më 2 nëntor.

Gjithashtu lexoni:

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Kosova News 28/10/2022 28/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?