Trupi gjykues mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin e avokates Filipoviq që të dëgjohet si dëshmitar Millosh Radosavleviq.
Ndërsa për dëshmitarin Goran Tanevski, gjykatësi Arben Hoti tha se Gjykata ka bërë përpjekje për t’u lidhur përmes video-linkut me Gjykatën e Shkupit, mirëpo nuk ka qenë e mundur teknikisht, andaj e kanë lënë mundësinë e hapur për një herë tjetër.
Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre.
Seanca e radhës u caktua për datën 16 janar, me fillim prej orës 09:30.
Vazhdon gjykimi në rastin Banjska, mungon sërish dëshmitarja AntonijeviqNë Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi në rastin Banjska ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.Në seancën e sotme, e cila filloi me gati një orë vonesë, u planifikua të dëgjohet dëshmia e dëshmitares Dragana Antonijeviq, për të cilën që dy herë radhazi e ka pranuar ftesën babai i saj i cili thotë se e njëjta gjendet në Serbi.
Prokurori special ka propozuar që në këto kushte deklarata e dëshmitares të lexohet.
“Meqë e njëjta ka refuzuar ta pranoj ftesën, duke shprehur qartë vullnetin e saj për të mos dëshmuar pa paraqitur arsye ligjore, propozoj që dëshmia e saj të lexohet si provë”, ka thënë prokurori Naim Abazi.
Trupi gjykues mori aktvendim për aprovim të propozimit të prokurorit special.


