KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq: Serbët në veri kanë bërë gabim – Për asociacionin duhet të gjendet një model  
Politikë

Rashiq: Serbët në veri kanë bërë gabim – Për asociacionin duhet të gjendet një model  

Kosova News
Kosova News 15:09 -06/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është është obligim, i takon Qeverisë ta caktojë formën si do të bëhet.

Në një deklarim për media pasi ia ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes Stanojeviq në Graçanicë, ai ka thënë se është për respektim të të gjitha marrëveshjeve që janë bërë para Bashkimit Evropian dhe para faktorit ndërkombëtar.

“Siç e kam thënë edhe më herët, në politikë dhe në institucione nuk mund ta anuloni të gjithë atë që ka ndodhur në mandatin paraprak, që do të thotë se ato obligime mbeten dhe ato obligime duhet të respektohen. Është tek ju ajo se çfarë forme, çfarë dizajni do të prezantohet ajo, kjo është diçka tjetër. Në marrëveshjen e 2015 thuhet se të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Për mua kjo është bazë e mirë për Qeverinë e Kosovës që të punojë në atë drejtim”, është shprehur Rashiq.

Sipas tij duhet një tolerancë pozitive nga secili prej faktorëve në këtë aspekt dhe në këtë formë, ai ka thënë se beson që do të mund të krijohet një draft të idesë së çka mund të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Ai ka folur edhe për tensionet e javëve të kaluara në veri dhe vendosjen e barrikadave atij. Rashiq ka thënë se nuk beson që barrikadat u vendosën për shkak të përfaqësuesve politikë ose individëve të cilët mendojnë ndryshe nga Lista Serbe. “Unë po konsideroj që kjo ka qenë një manovrim i organeve, në veçanti i Listës Serbe, e përkrahur nga Beogradi, për një sigurim të pozitës më të favorshme në drejtim të negociatave e marrëveshjeve për të cilat po supozohet që mund të arrihen brenda vitit 2023, që mund të mos jenë finale, por marrëveshje që drejtojnë palët tek marrëveshja finale”, është shprehur Rashiq.

Sipas tij dorëheqjet kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës kanë qenë gabim, pasi ai ka thënë se në këtë formë serbët kanë humbur rreth 1000 vende të punës.

“E kanë bërë një gabim në hapa ata që kanë urdhëruar serbët në veri që të krijojnë një vakum institucional dhe të sigurisë”, ka thënë ai.

.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 06/01/2023 06/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?