KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq: Lista Serbe po përdor shantazhe, kërcënime dhe vende pune për të ndikuar votuesit në veri
Politikë

Rashiq: Lista Serbe po përdor shantazhe, kërcënime dhe vende pune për të ndikuar votuesit në veri

Kosova News
Kosova News 12:47 -08/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se fushata zgjedhore në veri të Kosovës po zhvillohet nën presion, me metoda brutale dhe shantazhe nga përfaqësues të Listës Serbe dhe institucione të Serbisë, të cilat, sipas tij, po ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët dhe kandidatët e partive të tjera.

Rashiq ka thënë se situata në veri mbetet e vrazhdë dhe se përfaqësuesit e Listës Serbe po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve për të siguruar mbështetje politike, pa çka bëri të ditur se zyrtarët e kësaj liste po shkojnë nëpër shtëpi e secilit.

“Situata si zakonisht e vrazhdë, në çdo kohë po i bëjmë një promovim të themi në hije, ose promovim i cili nuk është masovik sikur që duhej të ishte rasti, por e bëjmë në mënyrë direkte me qytetarët kështu. Kemi kandidatë në tri komunat veriore, kemi kandidatë të mirë, por megjithatë ajo krejt kjo bie në kategorinë e dytë, duke parë që gjitha metodat që përdoren janë brutale në fushata të cilat po udhëhiqen nga niveli lokal nga organet e Listës Serbe. Dhe presidenti i Serbisë prapë deklaron së pari në mënyrë ofenduese ndaj oponentëve të partive të tjera, përveç Listës Serbe, ata nuk hezitojnë që në çdo rast e vetmja listë e cila është mbështetur nga ana e qeverisë dhe organeve të Serbisë është Lista Serbe. Kjo në mënyrë të terrenit, përfaqësuesit e Listës Serbe po bëjnë qoftë shantazhe, qoftë kërcënime ndaj të gjithë njerëzve që mendojnë ndryshe. Nëse janë aktivistë të një partie tjetër politike ata janë aty duke i hequr nga lista e pagave nëse kanë pagë, nga lista e asistencës sociale, manipulojnë me këto 20 mijë dinar për secilin që është i papunë, por në krejt këto mekanizma po përdoren në mënyrë kaq brutale ndaj njerëzve sikur që janë armiqtë më të mëdhenj që kanë ata dhe ofertat e fundit 400 vende që janë ofruar për punë”, tha ai.

Rashiqi në intervistën tha se përfaqësuesit e Listës Serbe po ushtrojnë ndikim edhe përmes ofertave të drejtpërdrejta për punësim në sektorin e shëndetësisë dhe institucione të tjera, duke kërkuar në këmbim votën për këtë parti.

“Në anën tjetër këto struktura të Listës Serbe janë duke shkuar në secilën shtëpi, kur e dinë që ka ndonjë motër medicionale, ndonjë mjek eventual ose dikush që mund të punojë në sektorin e shëndetësisë, i ofrojnë, sikurse i ofrojnë vendin e punës ku mund të llogarisin që duhet të votojnë me krejt kapacitet e familjes dhe bile duhet të bëjnë foto votimin. Prandaj asgjë nuk ndryshohet për të mirën dhe unë çdo herë, që kur ka dalë Lista Serbe në vitin 2013, pas marrëveshjes së Brukselit, dhe ajo marrëveshje e ka lënë hapësirë që një pajtim mes palëve në këtë rast mes Beogradit dhe Prishtinës që Lista Serbe si mekanizëm i Beogradit t’i merr krejt institucionet që janë brenda Kosovës. Prej atij momenti kur ka nisur me këtë metodologji brutale ndaj qytetarëve të vet kam thënë që për çdo zgjedhje që kanë ardhur pastaj kanë qenë më brutale dhe brutale”, theksoi Rashiq.

Ai ka shtuar se praktikat e njëjta po përsëriten edhe në rajonet tjera, përfshirë Anamoravën, ku qytetarët që kanë përfituar ndihma apo subvencione janë përjashtuar nga lista sociale dhe ndihmat shtetërore.

“Me këtë metodologji po vazhdon të zbatojë, të shtyjë në mënyrë ekstreme. Kemi rastin e Anamoravës, njerëz që kanë qenë përfitues të disa subvencionimeve, për shembull material ndërtimor, ose për bujqësi, secili që ka përfituar me të drejtë, ato benefite modeste janë larguar nga lista sociale, pagave ose çdo formë që ka pasur. Në fund sikur bashkëpunëtorët e mi që janë ndalur në kufi, që i marrin në pyetje nga njerëzit që janë nga BIA, kërcënimet ndaj familjes, përmes kushërinjve që jetojnë në Serbi. Çdo formë të fushate abnormale e zbaton çdo herë kur i kemi zgjedhjet pavarësisht a janë qendrore a janë lokale”, tha ai.

Rashiq tha se tashmë janë aktivizuar edhe mekanizma për mobilizimin e qytetarëve me dokumente të Kosovës që jetojnë në Serbi, për t’u kthyer në Kosovë e për të votuar për Listën Serbe.

“Krejt në fund, tani disa pelegrinë që janë zhvendosur nga këtu, që kanë dokumente të Kosovës, tash në këto ditë janë duke i organizuar në formën që transporti i organizuar, ushqimi dhe meditja që të vijnë këtu të votojnë. Gjatë përgatitjes e kanë edhe listat, kanë të votojnë, çka të votojnë, normalisht të gjithë janë të udhëzuar për të votuar Listën Serbe. Prandaj kaq shumë mekanizma të vrazhda po përdorin që mua nganjëherë më kanë lodhur si individ, si politikan, që të luftojmë me një instrument kaq të madh, me një makineri kaq të vrazhdë”, deklaroi Rashiq.

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Kosova News 08/10/2025 08/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare
18:25 -23/07/2026
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?