KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq: Beogradi bëri presione ndaj serbëve dhe përdori ‘inxhiniering zgjedhor’ në Kosovë
Lajme

Rashiq: Beogradi bëri presione ndaj serbëve dhe përdori ‘inxhiniering zgjedhor’ në Kosovë

Bekim Morina
Bekim Morina 19:34 -09/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, lideri i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” (GI SPO) dhe ministri aktual për komunitete dhe kthim në mandat teknik, Nenad Rashiq, mbajti një konferencë për media në të cilën hodhi poshtë akuzat e Listës Serbe dhe prezantoi para publikut të dhënat për votat e fituara, por edhe ngriti akuza të rënda për inxhiniering zgjedhor, shantazhe dhe presione nga Beogradi zyrtar.

Sipas rezultateve preliminare dhe jozyrtare, partia e Nenad Rashiqit ka fituar midis 5.300 dhe 5.400 vota, gjë që me shumë gjasa do t’i sigurojë asaj një mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe ka fituar nëntë mandate.

Rashiq hodhi poshtë ashpër pretendimet e Listës Serbe se opsioni i tij politik merr mbështetje kryesisht në mjediset me popullsi shumicë shqiptare.

“Sipas informacioneve jozyrtare, ne kemi diku mes 5.300 dhe 5.400 vota. Dua të theksoj, apropo konferencës së djeshme për shtyp të Listës Serbe, se në mjediset me popullsi shumicë serbe kemi pasur rreth 3.200 vota, plus-minus 20. Rritja më e madhe është në veri. Ne në veri kemi një rritje të votuesve prej faktikisht 40 për qind, gjë që tregon se ka shumë njerëz që mendojnë si ne”, deklaroi Rashiq.

Duke folur për votat në komunat si Gjilani, Dragashi, Fushë Kosova, Kamenica, Lipjani, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina dhe Vushtrria, Rashiq pranoi se Lista Serbe ka fituar më shumë vota se partia e tij në to, duke i akuzuar rivalët për manipulim me informacione.

Megjithatë, gazetarët e pranishëm e demantuan atë në rastin e komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Podujevës, ku partia e tij kishte rezultat më të mirë, ndaj së cilës gjë Rashiq u përgjigj se ato komuna nuk i kishte përmendur vetë, por se si ministër i ka ndihmuar të gjitha komunitetet dhe se ka pritur mbështetje edhe më të madhe nga grupet e tjera etnike. Sa u përket ankesave të paralajmëruara nga Lista Serbe, ai porositi se nuk pret asnjë pasojë juridike.

Një pjesë të madhe të konferencës Rashiq ua kushtoi atyre që i quajti “inxhiniering i organizuar zgjedhor” dhe “kulmi i terrorit që disa njerëz ushtrojnë ndaj popullit të vet”. Për presionet ai akuzoi direkt përfaqësuesit e Listës Serbe dhe pushtetin aktual në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë.

Prandaj, siç thotë ai, në një moment ka pyetur veten se çfarë po ndodh me këta njerëz dhe pse po shfaqin kaq shumë “serbofobi” (urrejtje ndaj serbëve), për të dhënë më pas edhe një diagnozë personale:

“Ata kanë një çrregullim që quhet pseudologia fantastica – e përkthyer në gjuhë të thjeshtë, gënjeshtër patologjike. E nëse nuk është kjo, atëherë është thjesht tipar i karakterit. Gjithë ky presion apo presion që po zgjat vetëm sa po ashpërsohet, po përkeqësohet dhe dëshiron të arrijë një nivel aq të lartë sa që mund të krahasohet me diktaturën”, u tregua i ashpër Rashiq, duke shtuar se këto zgjedhje do të mbeten të shënuara për nga terrori, për të cilin një ditë do të mësohet në tekstet shkollore të politologjisë.

Si dëshmi për presionet politike, Rashiq lexoi para gazetarëve një nga vendimet për shkarkim nga puna që, siç pretendon ai, kanë marrë disa serbë të punësuar në institucionet serbe në Kosovë. Në dokument thuhet se marrëdhënia e punës ndërpritet sepse i punësuari “në një periudhë më të gjatë kohore ka dalë në publik duke shprehur përcaktimin e tij politik në kundërshtim me interesat e popullatës serbe”. Rashiq theksoi se një shkarkim i tillë është plotësisht i paligjshëm.

Ai përsëriti akuzat se qytetarët, por edhe pjesëtarët e komunitetit rom, janë shantazhuar me shkarkime nga puna dhe me heqje të të dhënave financiare (të ardhurave), si dhe janë dërguar për biseda në “dhoma të errëta dhe podrume” në Merdarë, Vranjë dhe Rashkë.

Gjithashtu, ai ngriti pretendimin se liderët e kanë shantazhuar diasporën madje edhe me pensionet e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Stocker

Fushë-Kosova nis dezinsektimin në gjithë territorin e komunës

Hargreaves nga QKN: Partitë të bëhen bashkë për të formuar institucionet

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Bekim Morina 09/06/2026 09/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Nis verifikimi i 85,700 votave me postë
19:17 -09/06/2026
Policia ndalon në veri veturën e raportuar të vjedhur në Fushë-Kosovë
19:11 -09/06/2026
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime sesa vendet e BE-së
18:31 -09/06/2026
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
18:23 -09/06/2026
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat
17:53 -09/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?