KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit
Botë

Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit

Kosova News
Kosova News 13:24 -03/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një sulm ajror izraelit në një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar vrau një komandant të grupit të armatosur palestinez Hamas të shtunën, raportuan mediat e lidhura me Hamasin, teksa agjencia palestineze e lajmeve “WAFA” bëri të ditur  se katër burra të tjerë u vranë gjithashtu.

Identiteti i të tjerëve nuk ishte i qartë, sipas raportit të WAFA-s, i cili citon zyrtarët shëndetësorë.

Ushtria izraelite ka njoftuar se kishte kryer një sulm ajror kundër një celule militante rreth qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor. Mediat e Hamasit raportuan  se një automjet që transportonte luftëtarë ishte goditur dhe se një nga komandantët e brigadave të saj Tulkarm u vra, raporton Reuters. 

Dhuna në Bregun Perëndimor ishte në rritje përpara fillimit të luftës Izrael-Hamas në Gaza më 7 tetor dhe është rritur që atëherë, me sulme të shpeshta izraelite në territor.

Tensionet në mbarë rajonin janë rritur këtë javë pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran të mërkurën, një ditë pasi u tha se ishte vrarë në Bejrut  komandanti i lartë ushtarak i Hezbollahut, Fuad Shukr.

Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e atentatit dhe janë zotuar të hakmerren kundër armiqve. Izraeli as nuk e ka marrë dhe as nuk e ka mohuar përgjegjësinë për vrasjet.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 03/08/2024 03/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?