Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, shkruan KosovaNews.
Raportohet se rasti të bëjë me për dhënien e tenderit për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore.
Mësohet se aksioni po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë Speciale.
Një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi ministrin në detyrë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për impiantin e mbetjeve shtazore.