Një burrë nga Fushë-Kosova është raportuar i zhdukur nga familjarët.
Policia ka njoftuar të hënën se një grua ka raportuar që viktima tash e dy javë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
“PERSON I ZHDUKUR – Fushë Kosovë. Ankuesja femër kosovare me datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.


