Një burrë ka raportuar se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është raportuar të hënën rreth orës 07:45 në Pejë.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.