Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar në Podujevë, Prishtinë dhe Pejë, nën dyshimin për “Dhunë në familje.
Rasti në Podujevë, thuhet se është raportuar më 17 janar, teksa një burrë është arrestuar nën dyshimin se i kishte bërë presion të vazhdueshëm bashkëshortes së tij.
“Podujevë 17.01.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i kishte bërë presion të vazhdueshëm bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Prishtinë thuhet se është arrestuar i dyshuari se sulmoi fizikisht gruan e tij.
“Prishtinë 22.01.2024-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, edhe në Pejë është arrestuar një burrë përsulm ndaj gruas së tij dhe tentim të sulmit ndaj djalit.
“Pejë 22.01.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe ka tentuar ta sulmon edhe djalin e tij . Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

