KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raportohen shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit
Siguri

Raportohen shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit

Kosova News
Kosova News 10:33 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, për çfarë janë arrestuar 6 persona, ndërsa njëri është arratisur.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se shumica e viktimave janë gratë dhe rastet e dhunës kanë ndodhur në këto komuna: Drenas, Podujevë, Obiliq, Klinë, Pejë, Malishevë dhe Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, në Drenas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë të mërkurën rreth orës 14:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare.

“Viktima me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe në Obiliq është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”. Thuhet në raport.

Ndërsa, në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare, ku si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:20, në Pejë ku viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ndodhet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.

Ndërkaq, edhe në Malishevë një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër në familje ka ndodhur në Vushtrri ku një grua ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?