KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti i EUROSTAT-it: Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët – Kosova më e lira në Evropë
Ekonomi

Raporti i EUROSTAT-it: Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët – Kosova më e lira në Evropë

Kosova News
Kosova News 14:48 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse familjarët në Shqipëri “shpëtuan” pa iu rritur çmimet e energjisë në muajt e fundit të 2022-t për konsumin mbi 800 këh, sërish ata e kanë energjinë ndër më të shtrenjtat në rajon.

Eurostat ka publikuar të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Evropës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë shqiptarë është 0.0976 euro/kwh orë, që e rendit vendin të dytin më të shtrenjtin në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (0.103 euro/kwh).

Mali i Zi e ka energjinë pak më lirë se Shqipëria (0.096), Bosnjë dhe Hercegovina (0.0893), Serbia (0.0869). Turqia e ka energjinë 0.087 euro/kwh.

Kosova e kishte energjinë për familjarët më të lirë në Evropë deri në fund të vitit 2022, në 0.0637 euro/kwh. Më 1 prill, në Kosovë u shtrenjtua energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh.

Ndërkohë rreth 200 mijë familje përfituan subvencion mujor për shtrenjtimin e energjisë për sezonin dimëror, ndërkaq gjatë muajve në vijim qeveria do të subvencionojë vetëm familjet në nevojë.

Në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar qeveria paralajmëroi që energjia mbi konsumin prej 800 kwh do të shtrenjtohej në 42 lekë/kë orë, për periudhën tetor-dhjetor (nga 9.5 lekë), si rrjedhojë e situatës së vështirë në bursat ndërkombëtare, por më pas u tërhoq nga ky vendim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike.

Evropa, Energjia elektrike shënoi çmime rekord në 2022

Sipas Eurostat, në gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Bashkimin Evropian, vazhduan të tregojnë një rritje të mprehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, nga 23,5 € për 100 kwh në 28,4 € për 100 kwh. Çmimet mesatare të gazit u rritën gjithashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 nga 7,8 € për 100 kËh në 11,4 € për 100 kwh në gjysmën e dytë të 2022. Këto çmime janë më të lartat e regjistruara nga Eurostat.

Pas një rritjeje të konsiderueshme të çmimeve, që filloi përpara pushtimit rus të Ukrainës, por që u rrit deri në gjysmën e dytë të 2022, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror kanë treguar kohët e fundit shenja stabilizimi, pjesërisht për shkak të politikave dhe ndërhyrjeve të qeverive të BE-së.

Vendet e BE-së zgjodhën masa të ndryshme, të tilla si ulja e taksave dhe tarifave, heqja e përkohshme e taksave për konsumatorët, kufizimet e çmimeve, ofrimi i mbështetjes ekonomike ose shpërndarja e kuponëve për konsumatorët, ndërsa disa vende aplikuan çmime të rregulluara, shkruan monitor.al

Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022, pesha e taksave në faturën e energjisë elektrike ra ndjeshëm, nga 36% në 16% (-18,3%), ndërsa në çmimin e gazit nga 27% në 14% (-15,8%). Të gjitha vendet e BE-së vendosën ndihma dhe subvencioneve qeveritare ose reduktimi i taksave, për të zbutur kostot e larta të energjisë. Këto masa qeveritare, ndërkohë që kanë ulur çmimet e energjisë për konsumatorin final, kanë rënduar llogaritë e qeverisë.

Ky informacion vjen nga të dhënat për çmimet e energjisë elektrike dhe gazit, të publikuara së fundmi nga Eurostat.

Çmimet e energjisë elektrike rriten në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Holandës

Çmimet e energjisë elektrike familjet, u rritën në të gjithë vendet anëtare të BE-së, përveç Maltës (-3%, në monedhë kombëtare) dhe Holandës (-7%), në gjysmën e dytë të 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Çmimet në Maltë janë të rregulluara, ndërsa qeveria holandeze mbështet konsumatorët me shuma të përgjithshme dhe ulje taksash. Rritjet më të larta u regjistruan në Rumani (+112%), Çeki (+97%), Danimarkë (+70%), Lituani (+65%) dhe Letoni (+59%), ndërsa më të ulëtat ishin në Luksemburg (+3%), Austri dhe Gjermani (+4% secila), dhe Poloni dhe Bullgari (+5% secila).

E shprehur në Euro, çmimet mesatare të energjisë elektrike për familjet në gjysmën e dytë të 2022, ishin më të ulëtat në Hungari (10,8 € për 100 kWh), Bullgari (11,5 €) dhe Maltë (12,8 €) dhe më të lartat në Danimarkë (58,7 €), Belgjikë (44,9 €) dhe Irlandë (42,0 €). 

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?